Dy vëllezër nga Vlora janë arrestuar pasi dyshohen se më 21 korrik në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, 55 mijë euro dhe aksesorë të ndryshëm floriri.

Uniformat blu sekuestruan aksesorë floriri dhe një automjet.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Survejimi".

Materialet i kaluan Prokurorisë.