Krujë/ Zjarr në një sipërfaqe me pisha e shkurre, terreni pengon hyrjen forcave zjarrfikëse! Ndërhyet nga ajri

Një siperfaqe pyjore me pisha shkurre e peme të ndryshme ka marrë flakë ditën e sotme, në afërsi të lagjes Boje të Krujës.

Sipas informacioneve për Report Tv, janë rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme.

Deri në këto momente zjarri ka djegur rreth 10 ha me pyje dhe vijon që të përparojë i favorizuar edhe nga era.

Për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja me mjete dhe është ka filluar që të ndërhyet nga ajri me helikopter .

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik