Një vatër zjarri është riaktivizuar pasditen e sotme në lagjen Abaze të qytetit të Krujës, në vendin e quajtur “Kroi i Madh”.
Paraprakisht dyshohet se flakët janë riaktivizuar nga era, e cila mund të ketë ndezur një trung që nuk ishte shuar plotësisht.
Në zonë kanë ndërhyrë banorët me mjete rrethanore, së bashku me forcat zjarrfikëse, pasi terreni e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.
Ndërkohë, vijon të jetë aktive edhe vatra e zjarrit në Krastë, në afërsi të depove të eksplozivit. Helikopteri zjarrfikës po vijon punën ndërkohë që situata përshkruhet shumë e vështirë për tu mbajtur nën kontroll nga toka.
Lajmi kryesor:
Zjarr i përmasave të mëdha pranë banesave në Klos! Dy vatra edhe në Krujë, rrezikohen depot e eksplozivit në Zidoll! Ndërhyn helikopteri (VIDEO)









