Zjarri që përfshiu një ditë më parë një sipërfaqeje të madhe me pisha në në Krastë të Krujës është drejt izolimit.
Mëngjesin e kësaj të hëne ka nisur ndërhyrja nga toka dhe ajri. Për fikjen e zjarrit, zjarrfikësit po punojnë me pompa krahu për shkak të terrenit të vështirë malor.
Në këtë zonë regjistrohen zjarre çdo vit dhe mendohet se flakët vihen nga kultivues të kanabisit.
Ndërkohë më shumë se 40 forca zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie të Patosit.
Lajm ne perditesim...
Zjarrfiksësit kanë vijuar punën edhe mëngjesin e sotëm për izolimin e vatrës së zjarrit në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos.
Më shumë se 40 forca zjarrfikëse janë angazhuar për fijen e plotë dy zjarreve.










Komente
Komento