KRUME - Dy persona rrezikuan jetën në afërsi të Krumës për shkak se automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga si pasojë e trashësisë së dëborës. Që prej orës 20:00, ata qëndruan buzë një gremine për rreth një orë e tridhjetë minuta dhe përmes televizionit A1Report bënë thirrje të dëshpëruar për ndihmë, e cila, siç pohuan, u është refuzuar nga Policia e Hasit.
Drejtuesi i fuoristradës së bllokuar, me targa FR 5452 D, Kastriot Dika, tha se automjeti i tij nuk mund të lëvizë nga trashësia e dëborës pasi doli nga rruga. Dika tregoi se pavarësisht nga fakti se ata ndodheshin vetëm 2 km larg komisariatit të Policisë, kjo e fundit nuk i është përgjigjur kërkesës për ndihmë por ka thënë se pa mbërritur borëpastrueset nuk mund të ndërhyjë.
“Jemi të ndaluar te një pemë”, tha Dika sipas të cilit në zonën në fjalë vazhdonte ende të binte dëborë. “Jemi 10 minuta larg, edhe sikur në këmbë të ishin nisur policët e Hasit duhet të kishin mbërritur tashmë”, shtoi ai ndërsa saktësoi se bashkë me mikun e tij, Shkëlqim Bardhi, kishin rreth 1 orë e gjysmë që po prisnin të mbërrinte dikush në ndihmë.
“Nuk mund as të zbresim nga makina”, tregoi Dika që nënvizoi disa herë se bashkë me Bardhin, janë në rrezik serioz për jetën. “Eshtë një terren shumë i thyer dhe nuk e njohim mirë zonën”, pohoi ai.
NDIHMA, PRIVATISHT
Në lidhjet e vazhdueshme telefonike me TV A1Report, Kastriot Dika tregoi se kishte kontaktuar një mik në Tropojë, i cili kishte dërguar një person tjetër me një fuoristradë për t’i ndihmuar. “I shohim dritat që po afrohen”, tha Dika me zërin disi më të qetësuar nga ankthi, ndërsa shtoi: “Tropoja është një orë më larg se Hasi”. “Shërbimi këtu është zëro”, tha ai duke iu referuar ndihmës që priste të mbërrinte nga nga Policia e Hasit, me të cilën shpjegoi se kishte kontaktuar mbi 10 herë. “Na ka ndodhur edhe një rast i ngjashëm në Bruksel por policia erdhi e na mori me karrotrecin e tyre dhe na ofroi ngrohje”.
PREFEKTI: ISHIN NE KANAL, I NDIHMUAM
Prefekti i Kukësit, Elez Maçi, në një lidhje telefonike me A1Report, dha një version tjetër të ngjarjes. “E vërteta është ndryshe”, theksoi Maçi, sipas të cilit policia i ka bërë me dije se ka pas kërkesës për ndihmë janë nisur në drejtim të automjetit të bllokuar një ekip i Policisë së Hasit, Policia Rrugore e Kukësit si dhe firma sipërmarrëse e rrugës që ka dërguar dy fadroma. “Kanë në rënë në kanal. I kanë nxjerrë dhe fuoristrada është nisur për në Kukës”, tha Maçi, ndërsa vetëm 5 minuta para tij, dy personat e bllokuar tregonin se ishin ende të bllokuara dhe vetëm sa i shikonin dritat e automjetit privat që po i vinte në ndihmë.
Prefekti Maçi tha se autoritetet vendore janë të përgatitura për t’i bërë ballë situatave të ngjashme dhe ka edhe një plan të hartuar enkas për këtë shtabi i emergjencave.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com