Një person ka humbur jetën në lagjen Geca të qytetit të Krumës pasi i ka shpërthyer në dorë një granatë, të cilët e kishin gjetur fëmijët e tij.
Sipas të dhënave të para hetimore, bëhet e ditur se viktima është Musë Geca.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë të braktisur, ku dy fëmijët e viktimës kishin gjetur granatën dhe kanë njoftuar të atin për ta larguar nga atje.
I ndjeri Geca ka marrë granatën për ta larguar nga banesa, por ajo i ka shpërthyer në duar duke sjellë edhe vdekjen e menjëhershme të tij. Ekspertët janë nisur drejt vendit të ngjarjes për hetime të mëtejshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com