Krushqi në PS, djali i Stefan Çipës
merr vajzën e kreut të Maliqit
"Dashuri familjesh kryebashkiake!" Kot nuk thonë se krushqitë, ngjajnë pa bëhen. Djali i kryetarit të bashkisë së Sarandës, Jorgo Çipa është fejuar me vajzën e kryetarit të bashkisë së Maliqit, Joriana Topçiu.
TIRANE - "Dashuri familjesh kryebashkiake!" Kot nuk thonë se krushqitë, ngjajnë pa bëhen. Djali i kryetarit të bashkisë së Sarandës, Jorgo Çipa është fejuar me vajzën e kryetarit të bashkisë së Maliqit, Joriana Topçiu.
Kryetarët e bashkive njiheshin bashkë më herët, pasi i ka bashkuar logoja e Partisë Socialiste, por nuk mendonin se miqësia e tyre, do të shkonte deri në krushqi. Por ja që ndodhi! Fëmijët e tyre prej më shumë se dy vitesh dashuroheshin në heshtje, pa u’a vënë në dijeni prindërit.
Këtë verë zgjodhën të celebronin fejesën e tyre. Djali i Stefan Çipës ka përfunduar studimet tri vjeçare në Shqipëri për Informatike Ekonomike aty ku u njoh edhe me vajzën e Gëzim Topçiut, Jorianën. Ndërsa tani Jorgo prej një viti jeton në Norvegji ku vazhdon masterin në po të njëjtën degë nga bursa që mori si student ekselent.
Vetëm dy javë më parë ata kanë lidhur fejesën e tyre. Siç e do zakoni shqiptar në të tilla raste ka shkuar fëmilja e djalit dhe i ka kërkuar dorën e vajzës. Pas adeteve kanë marrë rrugën për të festuar në Voskopojë.
Ndërsa këtë javë Stefani Çipa hapi derën për kryshqit. Nën kujdesin e bashkëshortes së tij (nënës së djalit) gjithçka ka shkuar shumë “ok”. Pritja është bërë në restorantin Deko, një prej restoranteve më të preferuar në qytetin e Sarandës, ku ‘dëshmitarë’ të kësaj fejese kanë qenë edhe deputetët si Koço Kokëdhima dhe Pandeli Majko i PS-së si dhe Vangjel Tavo i LSI-së.
Nga fotot duket se është ngitur dolli për Kokëdhimën, dhe me sa duket për mandatin e deputetit në Kuvend. Nga miqtë e tyre të përbashkët dhe miqtë e “shqiptarja.com” ne arritëm ti vidhnim këto informacione. Ndaj ne ju urojmë trashëgime çiftit, ndërsa baballarëve të tyre, ishalla edhe një mandat tjetër!
(Në foto: Çifti Jorgo Çipa dhe Joriana Topçiu duke vendosur unazën)(Në foto: Kryetari i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa me Jorgon dhe të fejuarën e tij)(Në foto: deputeti Pandeli Majkon me çiftin e fejuar)
(Në foto: Deputetët Vangjel Tavo dhe Koço Kokëdhima)Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
8/4
Sondazhi i ditës:
Si ju duk protesta e opozitës?
-
Sukses
20.6%
-
Dështim
67.7%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 1751
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën nuk janë demokratët e vërtetë! Faleminderit punonjësve që rikthyen normalitetin në kohë rekord
8 Tetor, 15:50
-
Alban Daci: Politika dhe SPAK!
8 Tetor, 15:43
-
Tre futbollistë largohen nga grumbullimi i Anglisë, u dëmtuan me skuadrat e tyre
8 Tetor, 15:39
-
NBA/ Dy breza luajnë krah për krah në basketbollin amerikan, LeBron James në parket me të birin
8 Tetor, 15:33
-
Nga teknikat e origamit tek workshop-et mbi kulinarinë dhe përpunimin e çajit, ja aktivitetet që do të sjellë Java Kulturore Japoneze në Shqipëri
8 Tetor, 15:24
-
Dëmtimet godasin Çekinë, tre lojtarë largohen nga grumbullimi para Shqipërisë
8 Tetor, 15:16
-
'Magjistari' Iniesta u tërhoq nga futbolli, Messi: Je fenomen, një nga më të mirët që kam luajtur! Real Madrid: Legjendë
8 Tetor, 15:11
-
'Asnjë minutë paqe', Berisha paralajmëroi mosbindje civile deri në ngujime e greva, Meta: Do të ketë mbështetjen tonë
8 Tetor, 15:02
-
Nëna lindi foshnjën në makinë pasi u bllokua në trafikun e protestës së PD, drejtoresha e maternitetit Geraldinë: Të dyja në gjendje të mirë shëndetësore
8 Tetor, 15:02
-
Dibër/ 30 banorë nga 3 fshatra me shenja helmimi në spital, mes tyre dhe të mitur! Policia nis hetimet
8 Tetor, 15:00
-
'Modriçi' shqiptar bind Sylvinhon, trajneri e fton për ndeshjet e tetorit! Ndryshime te Kombëtarja
8 Tetor, 14:44