Tashmë nuk është një histori e shkëputur nga filmat hollivudianë por në fakt ajo që i ndodhi Jose Salvador Alvarengës është e vërtetë. Ai arriti të mbijetonte për 15 muaj në det të hapur, nga 21 dhjetori i 2012 deri në 30 janar të 2014. Ai u konsiderua nga të gjithë si Robinson Kruzo i kohëve moderne.
Alvarenga u nis nga brigjet meksikane bashkë me një shokun e tij për të peshkuar. Gjatë udhëtimit diçka shkoi keq dhe ai me shokun e tij ngecën në një ishull plot 6 mijë e 700 milje larg pikës së nisjes.
Pas 15 muajsh u gjet nga disa turistë, por shoku i tij kishte vdekur.
Sipas Alvarengës ai vdiq nga dëshpërimi pasi nuk donte të hante zogj dhe krijesa të tjera që ishin në ishull. Por familja e të ndjerit ka ngritur akuza të forta.
Ata mendojnë se Alvarenga është ushqyer me mishin e shokut të tij.
Megjithatë akuza e tyre, edhe sikur të jetë e vërtetë, nuk mund të vërtetohet.
/Shqiptarja.com