Kryebashkiakët e PD-së marrin porositë nga Basha: Nuk ka asnjë shans të lëshojmë zyrat

Kryebashkiakët e PD-së marrin porositë nga Basha: Nuk ka asnjë shans të lëshojmë zyrat

TIRANE-Pak ditë na ndajnë nga konstituimi i këshillave të rinj të bashkive në të gjithë vendin me të zgjedhurit e rinj të 30 Qershorit, por opozitarët shprehen të vendosur për të mos liruar zyrat.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive që drejtohen nga të zgjedhurit e PD-së mbi këtë çështje, ndërsa në përfundim, Xhelal Mziu u shpreh se nuk ka asnjë shans që të lirojnë zyrat.

"Nuk kishte zgjedhje më datë 30 qershor. Ne do vazhdojmë punë deri në zgjedhjet e reja. Nuk ka asnjë shans" të lirojnë zyrat, deklaroi ai.

Gjatë kohës që Mziu po jepte prononcimin për gazetarët, Basha teksa po dilte nga selia ndaloi dhe përforcoi mesazhin "Kryetar i bashkisë është Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë do të jetë Xhelal Mziu, 30 qershor është nul" tha ai.

Opozita ka depozituar disa padi duke pretenduar pavlefshmërinë e zgjedhjeve, pasi data 30 Qershor u zhdekretua nga Presidenti Meta duke mos njohur procesin.

Por, zgjedhjet janë certifikuar dhe njohur nga ndërkombëtarët, SHBA dhe BE-ja kanë kërkuar që kryetarët e rinj të bashkive të nisin sa më shpejt punën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 25/07/2019 10:24

    Ky dhunuesi seksual i punonjeses se bashkise Kamze, doktori i shkencave qe nuk ka mbaruar gjimnazin, ky nazist i lindur , shiko cfare pamje i ka dhene zoti, ky njeri i urryer me daulle ne dore dhe me 10 mije lekesha ne balle shume shpejt do shetise rrugeve te Tiranes si nje i pa vlere, si rrugac dhe njeri i braktisur nga te gjithe , eshte ne grahmat e fundit , si Hitleri kur i bente thirje popullit gjerman per rezistence kur mbi bunkerin e tij degjoheshin qarte zinxhiret e tankeve te ushtrise se kuqe

    Përgjigju
  • redi: 24/07/2019 20:41

    Nese kushtetuesja do te quaj antiligjor dekretin e cdekretimit te zgjedhjeve nga opozitari Meta ,do ti kerojne zyrat zyrtaret e PD ?.Mbi ligjin nuk duhet te jete asnji paarti ose individ.Mospjesmarrja ne zgjedhje e PD dhe opozites ishte zgjedhja e tyre dhe pa motiv.

    Përgjigju
  • edi: 24/07/2019 19:31

    Djema or burra si doni te ju thirrim Mos i degjoni shkerllatedhiqet e Shalengjiturit Lulush ,Ai e ka marre hesapin e tije kur qeveriste me Berishen e Meten Sot ai mbron vehten me thenje te tilla. Jo ju Nese eshte trim mga Dibra thuaj rri ne Zyren qe do te jepni dhe thuaj Dili -Zot shoku eurodeputed i RUSISE

    Përgjigju
  • Fatmir: 24/07/2019 19:21

    I genjeu me jave te tera se po e rrezon Ramen. Kryebashkiaket e tij e besuan ,prandaj nuk garuan si pavarur.i la pa pune.Tani i udhezon te futen ne burg per karriken qe pretendon vete.Ec e merre vesh kete politike!?

    Përgjigju
  • XXX: 24/07/2019 18:30

    A si do i leshoni si shkerdhata e me vrap.

    Përgjigju
  • O Tej: 24/07/2019 17:35

    Po kete temin a keni me shlu?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër