Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, Marc Cools është shprehur i shqetësuar për rastet kur kryebashkiakët mbahen në burgim të tejzgjatur. Duke përmendur situatën e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, ai ka thënë se kjo është jashtëzakonisht shqetësuese.
“Sipas asaj që theksoi Komisioni i Venecias në një raport të përgatitur në kërkesë të Kongresit, kur zbatohet ndaj kryebashkiakëve, zgjatja e tepërt e paraburgimit para gjykimit jo vetëm që ka një efekt frikësues mbi ushtrimin e lirisë demokratike, por gjithashtu pengon aktorët publikë dhe qytetarët të marrin pjesë në takime politike për frikë nga përgjegjësia apo hakmarrja”, tha Cools.
“Kongresi vazhdon dialogun me autoritetet kombëtare të Turqisë dhe përgatit një vizitë të re në vend, duke përfshirë takimin me kryetarin e Bashkisë së Stambollit Ekrem İmamoğlu dhe kryebashkiakë të tjerë të burgosur, për të shprehur mbështetjen tonë të vazhdueshme për mbrojtjen e demokracisë vendore në vend,” tha ai.
Kongresi i Autoriteteve Vendore do të zhvillojë edhe një mision monitorues në Shqipëri në 17-19 nëntor. Nisur nga kjo vizitë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë për të lejuar zhvillimin e një takimi zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Komente












Mos krahasoni rastin e Imamogluse arrestuar ne Turqine e Erdoganit me rastin Velise arrestuar ne Shqiperine e Rames.
Përgjigju