Kryebashkiakët që po shpërdorojnë besimin e sportdashësve, përballë trukimeve

Kryebashkiakët që po shpërdorojnë besimin e sportdashësve, përballë trukimeve

Armand Duka vendosi ditën e djeshme që të tërhiqej nga vepra penale që e dërgonte ate në burg, pas vendimeve të njëpasnjëshme të drejtësisë, që kishte pezulluar zgjedhjet e datës 2 mars, për shkak të falsifikimeve dhe manipulimeve të kryera në Shoqatat Rajonale.

Shtyrja e zgjedhjeve është dorëzimi i tij i parë gjatë këtyre 20 viteve që ai ka drejtuar futbollin shqiptar sipas interesave personale, por gjithashtu që e gjitha kjo të mos rezultojë një blof, duhet që të ripërsëriten sërish zgjedhjet në të gjitha Shoqatat Rajonale përmes një proçesi transparent, dhe sipas vendimit të Gjykatës organizatori i zgjedhjeve të reja nuk duhet që të jetë më as Armand Duka, as Ilir Shulku, e as Koço Kokedhima, të cilët janë të pezulluar nga detyra dhe nuk kanë asnjë legjitimtet për të kryer veprime të tjera.

Duka synon që pavarësisht shtyrjes së zgjedhjeve, qëllimi i tij është që në Asamblenë e ardhshme të shkojë me po këta delegatë, të cilët në shumicë janë rrogëtarë të tij dhe janë zgjedhur nga një proces zgjedhjes të trukuara.

Shtyrja e zgjedhjeve është një meritë dhe një beteje e udhëhequr nga kryebashkiaku Erion Veliaj, për të cilin pak kush e mendonte që do ia dilte, pasi të gjithë e pranonin dhe mbyllnin gojën për tu përballur me Armand Duken, duke rënë dakord që ai është mjeshtër i trukimeve dhe nuk e ndal asgjë.

Por kryebashkiaku dhe aksioneri i klubit të Tiranës zgjodhi atë rrugë, që prej 20 vitesh asnjë nuk e kishte menduar ta kryente, Gjykatën. E drejta e mohur dhe falsifikimet e kryera në sy të të gjithëve duhet të zgjidhej në Gjykatë, e cila çmontoi trukimet në zgjedhjet e Shoqatave duke i dhënë të drejtë padive të ngritura nga Z. Veliaj.

Dhe Erion Veliaj betejën përballë Armand Dukës dhe trukimeve të tij tashme e ka fituar. Por, kësaj beteje për ta çliruar futbollin nga një kapje prej 20- vitesh është e domosdoshme ti bashkohen edhe personazhe të tjerë klubesh.

Është e habitshme heshtja edhe e shumë kryebashkiakëve të tjerë që janë pronarë klubesh, që edhe pse hedhin para nga ana e taksapaguseve në këtë futboll të falimentuar, po hezitojnë të bëjnë dhe ata betejën e tyre në çdo qytet.

Mjafton të shohësh reagimet entuziaste të sportdashësve gjatë këtyre dy ditëvë pas pezullimit të Armand Dukës, për të kuptuar se sa shumë nevojë ka futbolli të çlirohet nga një individ që FSHF-në e ka kthyer në një kotec.

Shumë klube sot në Kategorinë e Parë po masakrohen nga arbitrat me vendime skandaloze dhe janë të gjitha ekipe që kanë dal kundër linjës së Armand Dukës. Ata nuk duhen të heshtin, nuk duhet të shpërdorojnë besimin e sportdashësve në qytetet e tyre, por  duhet të bashkohen në një betejë për të ndaluar korrupsionin dhe padrejtesite që bëhet në futboll të falimentuar.

Dhe një shembull se si realizohet kjo gje tashmë e kanë. Ajo është Tirana, ku trukimet u ndalën.

E njëjta gjë duhet të kryhet dhe në Durrës, në Korçë, në Lezhë, në Vlorë, e kudo ku sporti është një pjesë e rëndësishme e qytetarëve, të cilët prej vitesh i kanë braktisur stadiumet, pikërisht prej trukimeve, prej lojërave jo “fair-play”, prej padrejtësive, që kanë ardhur me urdhër nga FSHF-ja, një pronë e Armand Dukës që drejtësia e nxori si trukues e falsifikator.

Kushdo kryebashkiak që merr një iniciativë për t’i hyrë një beteje për të çliruar futbollin nga korrupsioni, do të jetë më i respektuar dhe më i besueshëm tek qytetarët e tij.

Aq me tepër kur betejën e kryejnë ndaj Armand Dukës, njeriu që nuk e gëzoi kurrë simpatinë e asnjë sportdashësi qoftë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, e në çdo shtet tjetër.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave

EUROPOL godet grupin kriminal të drogës në Spanjë, 9 në pranga! Shqiptari u pastronte paratë përmes kriptomonedhave