Kryebashkiakja e Përrenjasit i shkruan Sorecës për bllokimin e buxhetit, ambasadori: Nuk është roli i delegacionit!

Kryebashkiakja e Përrenjasit i shkruan Sorecës për bllokimin e buxhetit, ambasadori: Nuk është roli i delegacionit!

Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira në fillim të marsit i kishte shkuar një letër ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili i ka kthyer përgjigje disa ditë më parë për mosmiratimin e buxhetit të vitit 2019.

Në letrën e tij, kryediplomati i Bashkimit Evropian shpreh shqetësim për faktin që ngërçet politike ndikojnë tek qytetarët duke i lënë ata pa shërbime, por thotë se përgjegjësia për normalizimin e situatës i përket institucioneve shqiptare. Ambasadori përmend Ministrinë e Brendshme e cila është përgjegjëse për cështjet lokale në administratën shqiptare.

Kryebashkiakja e Përrenjasit, e cila ka publikuar letrën me përgjigjen e Sorecës, thotë se bllokimi dhe mosmiratimi i buxhetit është bërë nga këshilltarët e Partisë Socialiste, kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe deputetët e PS-së. "Kjo situatë dëmton në mënyrë themelore banorët e Perrënjasit të cilët presin shërbime dhe të mira materiale" , thotë Rira.

"I bëjmë thirrje në veçanti, llogaritarit të kooperativës së tipit të lartë, pseudo-deputetit Nuri Belba , mos vazhdojë me presionet e tij ndaj këshilltarëve, të cilëve duke ngrënë gjizë nëpër lokale ju thotë “mos e miratoni buxhetin ose e shtyni sa më gjatë, që kur të vimë ne, të kemi naj lek”. Duke bllokuar ushqimin e fëmijëve në kopësht dhe në çerdhe, duke lënë 40.000 mijë banorë pa shërbime, duke lënë Prrenjasin të fundit nga 61 bashki të vendit tonë, “nuk keni për të ardhur kurrë” , por do ta merrni pas qafe, atë që meritoni", shkruan Miranda Rira në rrjetin social Facebook.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni Tirane: 03/04/2019 13:47

    E paafte, poziten e ka marre vetem per te vjedhur Miranda Rira dhe asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë