TROPOJË- SPAK ka marrë të pandehur ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropojës, Zyra Islamaj, të cilën e akuzon për “korrupsion pasiv”, pasi rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure për familjarët e saj. Përpos, ish-kryebashkiakes së komanduar të Tropojës, SPAK ka dërguar për gjykim edhe ndërtuesin Rrok Gega, ndaj të cilit rëndon akuza e "korrupsionit aktiv".
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Islamaj ka ndërhyrë tek ndërtuesi, për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin.
Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për këtë procedim penal, rezulton se shtetasja Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, rezulton se është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Ajo ka ndërhyrë tek ndërtuesi, Rrok Gega për të ngritur urën mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. Njëkohësisht planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë. Prokuroria e Posaçme ka administruar materialin kallëzues, bazuar mbi një informacion të ardhur më 8.1.2025, nga Partia Demokratike, i mbështetur mbi denoncimin e bërë nga një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024”, njoftoi SPAK.
Ura megjithatë, nuk është ndërtuar, ndërsa hetimi nisi pas një denoncimi të PD-së mbi materiale të një emision televiziv investigativ në nëntor të vitit 2024 në televizionin e familjes Berisha.
Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator të vitit 2024 pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ky i fundit më 1 gusht u lirua nga arresti shtëpiak, ndërsa akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.
Komente










Nese eshte bere ura shume mire ? A u be ura ? Shiko cilesine e ures je ne regull po eshte bere ura
PërgjigjuMe çfarë merret dhe SPAK-u! A thua se ka ndonjë li.gj që ndalon kryebashkiakët të ndërtojnë ura atje ku mund të kalojnë familjarët e tyre
Përgjigju