Kryebashkiakja e Durrësit, Sako: Presim sezon turistik të suksesshëm! Projektet madhore do e transformojnë më tej plazhin dhe gjithë qytetin

Kryebashkiakja e Durrësit, Sako: Presim sezon turistik të suksesshëm! Projektet madhore do e transformojnë më tej plazhin dhe gjithë qytetin

Emirjana Sako

Zona e Plazhit do të pësojë një transformim  akoma më të madh falë projekteve madhore që kanë nisur, por edhe investimeve me fonde nga buxheti i bashkisë. Kështu ka deklaruar kryebashkiakja Emiriana Sako në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes 13 në Plazh. Në këtë takim Sako shoqërohej nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela, sekretari organizativ i PSSH Blendi Klosi si dhe deputetët Klodiana Spahiu dhe Alban Xhelili.

Kryebashkiakja Sako tha se: “ne presim këtë vit që të kemi një sezon turistik  të suksesshëm, pasi i kemi marrë masat që tani, kemi pastruar të gjithë hapësirën dhe kemi në dispozicion të gjitha strukturat tona. Zona e plazhit , ashtu si gjithë qyteti, u dëmtua rëndë nga tërmeti, por me programin e rindërtimit ne kemi ecur mjaft mirë. Janë dhënë 6000 bonuse qiraje që nga fillimi i procesit, ndërsa tani ky numër ka shkuar në 3500. Kemi riparuar 405 pallate në gjtithë Durrësin, ndërsa vetëm këtu kanë qenë afro 120 të tillë. Kemi ndërtuar shkolla e kopshte të reja dhe presim që projektet madhore ta transformojnë më shumë qytetin tonë”. 

Ndër projektet madhore, Kryebashkiakja Sako përmendi projektin e marinës turistike, portin tregtar në Porto Romano, Eko Parkun si dhe projektin e amfiteatrit, i cili do të zbulohet plotësisht dhe do ti japë një dimension tërësisht të ndryshëm të gjithë zonës historike përreth amfiteatrit. 

Sako shtoi se për zonën e Plazhit nisin shumë shpejt punimet për një projekt shumë modern. “Për zonën e Plazhit do të nisin punimet për një projekt të veçantë, për shëtitoren e re të Plazhit, e cila do të ecë paralelisht me projektin e marinës turistike  dhe do të bëjë të mundur lidhjen e qytetit me Shkëmbin e Kavajës. Gjithashtu, me fonde të buxhetit të bashkisë, ne në këtë zonë parashikojmë që të realizojmë investime në infrastrukturën rrugore si dhe rehabilitimin e kuartalleve midis blloqeve të banimit”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • DonaldTrap: 27/02/2022 17:31

    Amon vetem prish velieren se do te te votojne Durrsaket 100 vjet. Se gjo me te shwmtuar ne Durres nuk ka eshte tamam si nje ciban qe ka pengu gjithe pamjen e zones. Vetem Vangjushit nga ballkoni i duket bukur. Prisheni dhe ju siguroj qe qytetaret e Durresit jane gati qe nga taksat e tyre ta perballojne koston. Mis shp3nzoni m3 asnje cent per ate skelet te shwmtuar dinozauri pa asnje sens e qe nuk rri dot ne kembet e veta. I kane vene 5 pika mbeshtetese deri tani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja