'Me vullnet shumëçka është e mundur'! Lleshaj poston videon nga tregu i Shkodrës, falenderon edhe bashkinë

TIRANE-Katër ditë pas shkarkimit të prefektit në Shkodër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka postuar në Facebook një video që paraqet ndryshimin e situatës së tregjeve në kryeqendrën e veriut. Lleshaj thotë se kaosi i tregjeve i ka lënë vend standardeve të reja dhe se me vullnet pozitiv shumëçka është e mundur, ndërsa ka një falenderim edhe për bashkinë e Shkodrës.

"Me vullnet pozitiv shumëçka është e mundur. Në harkun e pak ditëve, gjendja në Shkodër ka njohur përmirësim rrënjësor. Kaosi i tregjeve i ka lënë vend standardeve të reja, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në reduktimin e riskut të përhapjes së pandemisë. Vlerësim për zyrtarët e MB, PSH, agjencive të tjera si dhe autoriteteve vendore të Bashkisë Shkodër për bashkëpunimin në interes të qytetarëve dhe të vetë Shkodrës. Bashkë Ja Dalim" shkruan ai.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi në datë 11 prill shkarkimin e prefektit të Shkodrës, Çesk Millja dhe në vendin e tij emëroi zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Lleshaj tha se mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19 ishte arsyeja e vendimit për shkarkimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 16/04/2020 00:14

    Po ate te Voltanes e dizifektuat

    Përgjigju
  • Lol: 15/04/2020 18:43

    Çfar sperkatet? Esht kancerogjene?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen