Kryebashkiaku Basha “ciceroni”
për Tiranën festive të 2012-ës 

TIRANË – Tirana prej mëse tre javësh është përfshirë e tërë në festimet e fundvitit. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili për herë të parë feston ndërrimin e viteve në krye të bashkisë më të madhe në vend i ka kushtuar vëmendje edhe promovimit të punës së bashkisë së drejtuar prej tij për dekorimin e Tiranës, dhe jo vetëm. I ftuar nga Ardit Gjebrea në rubrikën “Tryeza Shqiptare” ku u prezantua kuzhina Tiranase, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha i ka ftuar shqiptarët të zgjedhin kryeqendrën e kombit, Tiranën për të festuar natën e Vitit të Ri.
“Dua ti kujtoj të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe shqiptarëve kudo që jetojnë në botë që Tirana në këtë fund viti i mirëpret të gjithë me bujarinë, bukuritë e shpirtit të saj dhe natyrisht me kuzhinën e saj të pasur. Këtu do të gjejnë jo vetëm kuzhinën e Tiranës, por kuzhinën e çdo treve shqiptare, prandaj kush ka bërë në plan mirë se të vijë në Tiranë për festat e fundvitit, ndërsa kush nuk e ka bërë në plan ta bëjë Tiranën destinacionin e festimit të Vitit të Ri. Hotelet, restorantet dhe qytetarët e Tiranës i mirëpresin”, tha Basha.
Pas një udhetimi nëpër të gjithë Shqiperinë rubrika “Tryeza Shqiptare” në emisionin “E diela Shqiptare” u mbyll me Tiranën. Ky detaj nuk i ka shpëtuar Kryetarit të Bashkisë sipas të cilit “Ëmbëlsira gjithmonë lihet për në fund”

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin