Mes debateve për mungesë transparence dhe konsultimesh, Këshilli Bashkiak i Mirditës ka miratuar paketën fiskale për vitin 2016. Këshilltarët e djathtë kanë akuzuar për moskonsultim të kësaj pakete me grupet e interesit. Nga ana tjetër kryebashkiaku Ndrec Dedaj u shpreh se taksat këtë vit do të jenë disa herë më të ulëta se vitet e shkuara 

Paketa fiskale e vitit 2016-të në Bashkinë e Mirditës ka sjellë debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Këshilltaret e djathte kanë akuzuar bashkinë se kjo paketë është diskutuar vetëm me administratën, pasi në takim nuk ka qenë i pranishëm asnjë përfaqësues i biznesit për të dhënë propozimet e tyre.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i Mirditës Ndrec Dedaj, ka deklaruar se niveli i taksave për vitin 2016-të do të jetë më i ulëti se çdo njësi vendore.

Pavarësisht kundërshtive të së djathtëve paketa fiskale u miratua me votat e të majtëve të cilët kanë edhe shumice në këtë këshill bashkie.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)