Kryetari i bashkisë franceze së Beziers, Robert Menard së bashku me policinë ka dëbuar me dhunë refugjatët sirianë.

Politikani francez Menard i shoqëruar nga një përkëthyes anglez i ka thënë refugjatëve se “Nuk jeni të mirëpritur në këtë qytet. Ju keni zaptuar këtë apartament duke e thyer derën” - shkruajnë mediat franceze.

Ju jeni duke vjedhur ujin. Për këtë ujë njerëzit paguajnë, por ju thjesht po e vidhni rrymën dhe ujin. Nuk lejohet që thjesht të vini dhe të futeni në një apartament pa lejen e askujt” – i ka thënë sirianëve kryebashkiaku Menar.

Ndërsa europa po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve, politikani francez tha se emigrantët do të ishin të mirëpritur po të silleshin mirë.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)