Kryebashkiaku i Ksamilit Abedinaj:
Kush shkel ligjin e ka hak burgun

Kryebashkiaku i Ksamilit Abedinaj:<br />Kush shkel ligjin e ka hak burgun
TIRANE - Kryetari i Komunës Ksamil, Besnik Abedini ka komentuar situaën në zonën që ai administron për sa i përket ndërtimeve pa leje. Të vendosur në një situatë alarmante për këto ndërtime, Abedini i është përgjigjur shkurt pyetjeve duke nënvizuar se do të zbatohet ligji. Ai thotë në intervistën për Shqiptarja.com se periudha e lulëzmit të ndërtimeve pa leje kanë qenë gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Ai nënvizion, se edhe pas gjithë atij kaosi në Ksamil, do të zbatohet ligji si për politikanët e majtë edhe për të djathtët. I cili në një mënyrë nëntesktore pohon ekzistencën e ndërtimeve të politikanëve në këtë zonë bregdetare. Megjithatë ai pranon se do të zbatojë ligjin e urbanistikës dhe të legalizimive. Masat e para që do të ndërmerren si fillim sipas tij do të jenë “Përgatitja e të gjitha procedurave ligjore deri në vendim prishje duke vënë në dispozicion këto procedura autoriteteve përkatëse shtetërore për vazhdimësi”.

Ndërsa në lidhje me atë që ka thënë Rama se do të dënohen deri me burg vendorët që nuk do të respektojnë ligjin. Abedinaj është shprehur se “E kemi të qartë se kryeministri i ardhshëm e ka seriozisht për disiplinimin e biznesit turistik në vijën bregdetare dhe do të veproj me të njëjtin seriozitet edhe në Ksamil me mbështetjen e qeverisë qendrore të kryesuar nga z.Edi Rama”.
 
Vendimi i kryeministrit në ardhje Edi Rama për prishjen e të gjitha pronave pa leje duket se do të jetë i vështirë për kryetarët e bashkisë së bregdetit, pasi dihet që janë me shumicë ndërtimet pa leje. Si do të veproni?
Unë do të respektoj deri në fund ligjin e urbanistikës dhe legalizimeve në lidhje me ndërtimet pa leje.

A ka pasur ndërtime gjatë fushatës elektorale?
Po ka pausur, dhe ka qenë periudha më e favorshme për abuzantët e zaptimeve të pa ligjshme nëpërmjet ndërtimeve kryesisht me blloqe betoni.

Jeni në dijeni të ndërtimeve që zotërohen nga njerëz të politikës që do ti përfshijë “Ruspa Rama”?
Policia ndërtimore e komunës ka zbatuar të gjitha procedurat ligjore që ka për detyrë të zbatoj pavarësisht se kush ka qenë autori i këtyre ndërtimeve.

A ka ndërtime me suport politik?
Nuk e di. Problem ngelet një ndërtim në Ishull që është bërë që në vitin 2004. Atëhere kur unë nuk kam qenë kryetar komune. Megjithatë ne i kemi bërë dokumentat dhe ja kemi kaluar Prokurorisë. Jam në dijeni se subjekti ka një suport politik. Kjo i kaluar Prokurorisë dhe është kompetencë e saj.

Kush do të jenë masat e para që do të ndërmerren?
Përgatitja e të gjitha procedurave ligjore deri në vendim prishje duke vënë në dispozicion këto procedura autoriteteve përkatëse shtetërore për vazhdimësi.

Po me ato pa leje që janë ndërtuar, por kanë prishur ‘bukurinë’ si do t’ia bëni? Duhet kosto e prishjes, kush e paguan?
Edhe për këto raste ligji e përcakton saktë se si veprohet.

Kush do e paguaj koston e prishjes së pallateve, kafeve. E kam fjalën për mjetet që do të merren, kush do ti paguaj?
Do të presim udhëzimet e qeverisë se si do të veprohet për gjithë vijën bregdetare.
Sa është shifra e ndërtimeve pa leje në Ksamil?
Rreth 40 ndërtime të vogla me blloqe betoni.

Është bërë mediatike se do të dënoheni me burg edhe ju vendorët nëse nuk do të zbatohet ligji. Kaq seriozisht e ka marrë Rama këtë punë.
E kemi të qartë se kryeministri i ardhshëm e ka seriozisht për disiplinimin e biznesit turistik në vijën bregdetare dhe do të veproj me të njëjtin seriozitet edhe në Ksamil me mbështetjen e qeverisë qendrore të kryesuar nga z.Edi Rama.

Po do të shkoni deri në burg...
Kush shkel ligjin e ka hak burgun.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë