Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? Braçe e krahason me rastin ‘Beleri’: Ju lutem mbani grekët, të mos bëhen qesharakë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për letër-porosinë që drejtësia greke i ka përcjellë ministrisë sonë të Drejtësisë, një vendim që fakton se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar.

Braçe thotë se Greqia është bërë qesharake, pasi kërkon betimin e Fredi Belerit në krye të Bashkisë së Himarës kur emri i tij është i lidhur me masakrën e Peshkëpisë, ndërsa Hajdari është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit. Braçe thotë se Hajdari në atë kohë ka shkuar emigrant në Greqi si çdo shqiptar tjetër, madje i ka shërbyer dhe ekonomisë së Greqisë. Sipas Braçës, kjo që po bën Greqia është një turp.

“Ju lutem shumë, duhet të dalë dikush që të mbajë Greqinë në mllefin e saj. Tani po mësoj që Greqia paska dërguar në Shqipëri vendimin e dënimit ët kryetarit të bashkisë së Kuçovës me 4 muaj burg të konvertuar në gjobë për kalim të paligjshëm kufiri dhe KQZ është investuar që të shkarkojë nga detyra kryetarin në detyrë të bashkisë së Kuçovës. Ejj, Fredi Beleri për të cilin po bëni luftë ndërkombëtare është dënuar në Greqi për armëmbajtje pa leje në favor të tretëve, që ishin komandoja që sulmoi në territorin shqiptarë postën shqiptare në Peshkëpi dhe la të vrarë ushtarakë shqiptarë. Dhe ju grekët doni që ai të betohet kryetar bashkie, ndërkohë që Kreshnikun e Kuçovës që ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme si çdo shqiptar tjetër për të bërë emigrantin atje e për t’i shërbyer ekonomisë greke, kërkoni ta shkarkoni nga detyra. Ju lutem mbajini grekët të mos bëhen kaq qesharakë, sinqerisht është turp”, thotë Braçe.

KQZ do të mblidhet të martën për të vendosur nëse do të shkarkohet apo jo kryebashkiaku Hajdari.


Lajmi kryesor:

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon shkarkimin? KQZ mblidhet nesër për Kreshnik Hajdarin! Greqia sjell letërporosinë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?