KORCË - Kryebashkiaku i Maliqit në qytetin e Korçës Gëzim Topçiu deklaron se është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjes, përmes rrjeteve sociale nga një i dënuar me emrin Ani Kristo.
Topçiu rrëfen se i dënuari 28-vjeçar e kërcënon vazhdimisht pasi ka kërkuar ndërhyrjen e tij për ta liruar nga burgu. Sikurse rrëfen kreu i bashkisë Maliq, denoncimin e ka bërë dy javë më parë, por nuk është marrë asnjë masë për sigurinë e jetës së tij.
"Ishte një kërcënim për efekt dhe të pozicionit dhe të detyrës time, për mua si kryetar bashkie, për familjen time nga një person nga Maliqi i quajtur Ani Kristo i cili është dënuar tashmë nga Gjykata e Apelit Korçë me 6 vjet heqje lirie. Ai ka kërkuar që unë ta ndihmoj që të mos dënohet dhe ka filluar presionin ka gati dy jave tek familjarët e mi dhe tek mua. Ka qenë një kërcënim i fortë me jetë kështu që do desha që instancat përkatëse të marrin masat e duhura për efekt të kësaj situate jonormale. Kërcënimi është bërë në rrjete sociale por është e përsëritur vetë personi ka pranuar që ka bërë kërcënime të tilla dhe ky kërcënim është bërë para dy javësh. Është kapur nga policia dhe ka firmosur deklaratën ku ka pranuar që ka bërë kërcënime të tilla por çuditërisht deri tani nuk është marrë asnjë masë. Ka pasur kërcënime përsëri mbrëmë rreth orës 8, por unë kaq informacion mund të jap dua të lë pjesë të hetimit të gjitha të tjerat të cilat tashmë janë bërë pjesë e dosjes përkatëse", shprehet Topçiu.
/Shqiptarja.com

VIDEO