Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Memaliajt, Gjolek Guci.

Procedimi penal për Gucin është bërë pas një denoncimi për shpërdorim detyre nga një qytetar me emrin Luan Bino banues në Tiranë, për hapjen e rrugës në fshatin Lutfinjë.

Bino pretendon se rruga në fshatin Luftinjë është hapur në tokën e tij dhe sipas tij kjo është bërë pa një vlerësim e kompensim përkatës.