POGRADEC - Kryetari i  Bashkisë së Pogradecit Eduard Kapri do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
 
Procedimi ndaj kryebashkiakut 46-vjeçar vjen pas një kallëzimi që ka bërë në komisariatin e Policisë së Pogradecit një përmbarues gjyqësor, 36-vjeçari me inicialet F.B.
 
Sipas kallëzimit, më datë 29 shkurt të 2016-ës përmbaruesit ka shkuar për të zbatuar, ekzekutimin e një vendimi gjyqësor në Ndërrmarjen e Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, por aty është penguar për ekzekutimin e këtij vendimi nga Kryetari i Bashkisë Pogradec.
 
Kallëzuesi pretendon se është goditur për shkak të detyrës,  nga kryebashkiaku Kapri.
 
Materialet  i  kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprat penale: “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës” si  edhe “Goditjet për shkak të detyrës” 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)