Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ftuar qytetarët t'i bashkohen protestës që do të mbahet më 1 shtator në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, duke akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e komunave dhe investimeve.

“Boll mo! Qytetarët nuk mund të ndëshkohen sepse nuk e kanë votuar Vetëvendosjen”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sipas tij, fondet që mblidhen nga taksat e qytetarëve duhet të kthehen në investime për shkolla, çerdhe, rrugë, shëndetësi dhe projekte të tjera, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

“Kryeqyteti është i qytetarëve të tij. Nuk është vend ku pushteti qendror zbras inate politike, komplekse dhe motive të dyshimta për mos me u zhvillu ky vend! Kur qytetarët ndëshkohen për mënyrën si votojnë, kur paratë e tyre bllokohen dhe pushteti tenton të centralizohet në një dorë, kjo është rruga drejt autokracisë. Na nuk kemi me leju këtë!  Prishtina është e Prishtinalive dhe e krejt Kosovës, dhe s’kemi me leju një njeri me plane e motive të dyshimta me nal zhvillimin e me përça një popull”, shkroi Rama

U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 30 Gusht, 11:16

    Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?