Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka deklaruar së fundmi se po shqyrton vendosjen e një pagese prej 1 euro për automjetet që hyjnë në kryeqytet, si pjesë e masave për menaxhimin e trafikut.
Në një intervistë për RTV21, Rama tha se Komuna e Prishtinës po punon në përfundimin e projektit për unazën e brendshme dhe paralelisht po analizon masa të reja për qarkullimin e automjeteve.
Sipas tij, një nga opsionet në shqyrtim është vendosja e një takse për automjetet që nuk janë të regjistruara në Prishtinë dhe që hyjnë në qytet. “Kush hyn me veturë në Prishtinë do ta paguajë 1 euro”, u shpreh Rama, duke shtuar se masat synojnë lehtësimin e trafikut dhe rregullimin e qarkullimit urban.
“Kur e kemi parasysh që 140 mijë makina hyjnë në kryeqytet, nëse ua marrim nga një euro në ditë bëjnë 140 mijë euro, nëse nga dy euro, i kemi 280 mijë euro në ditë, nëse e shumëzon këtë me 365 ditë, e sheh se sa shpejt mundemi me e financua unazën e brendshme”, u shpreh Rama.
Komente










