Kryebashkiaku i Shijakut:Duka
asnjë tullë në ekipin e Erzenit

Kryebashkiaku i Shijakut:Duka<br />asnjë tullë në ekipin e Erzenit<br>
Kreu i Bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani, njëkohësisht presidenti i klubit të Erzenit ka reaguar në lidhje me postimin në facebook të kreut të PAA, Agron Duka, ku thuhej se tifozët e skuadrës së Erzenit, donin që vota për presidentin e FSHF të shkonte për Armand Dukën.

Kokomani ka thënë se “Armand Duka nuk ka hedhur asnjë tullë për ekipin e Erzenit”.

“Votat nuk kërkohen nëpërmjet facebookut, por janë fryt i punës së 16 viteve nga ana e Armando Dukës, në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Dhe unë si kryetar i Bashkisë së Shijakut, që investoj 200 milionë lekë për ekipin e qytetit jam shumë i indinjuar me punën e bërë nga ana e zotit Duka, si Drejtues i FSHF-së në këto 16 vite. Unë investoj, heq nga buxheti i bashkisë 200 milionë lekë dhe ata e shumëzojnë me zero investimin tonë”, ka thënë Kokomani për gazetën Bulevard.

Kryebashkiaku i Shijakut ka thënë se nuk ka asgjë me familjen Duka dhe vota e tij do të shkojë për të zgjedhur njeriun e duhur për futbollin.

Vota ime si drejtues i Ekipit të Erzenit s’ka lidhje me aktivitetin tim partiak, por ka lidhje me punën objektive të kryer përgjatë këtyre viteve nga ana e Dukës.

Nuk kam asgjë me familjen Duka, përkundrazi gëzojnë respektin tim në këtë drejtim, por nuk duhet përdorur kjo situatë politikisht. S’mund ta dredh votën time pa objektivitet, sepse duhet zgjedhur njeriu i duhur për ta drejtuar futbollin.

Dhe në kaq vite që unë drejtoj Bashkinë e Shijakut, zoti Duka nuk ka ardhur asnjëherë në stadium për ta parë ekipin e  Erzenit, por e kemi mbajtur gjallë me forcat tona.

As ai dhe as ndonjë tjetër se ka mbështetur deri më sot ekipin e qytetit tonë, që të dali dhe të na kërkojnë vota publikisht. 200 mln të vjetra, se kupton ai akoma,  ka ardhur ndonjëherë për ta parë ekipin  e Shijakut në stadium?

Nuk mund të jap votë se më thotë Goni apo kush tjetër, do i’a jap votën atij që punon për ta marrë votën si përfaqësues i klubit të Erzenit. Dhe Duka nuk ka hedhur asnjë tullë për ekipin e Erzenit”, është shprehur Kokomani.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi

Itali/ Ktheu vilën 3-katëshe në fermë kanabisi, arrestohet 28-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen 90 kg drogë dhe 130 rrënjë hashashi