Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi i cili kishte kërkuar pezullimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” me një masë më të lehtë.
Prej shtatorit 2024 Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërrnaja janë vënë në hetim nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.Ndaj të dyve është vënë masa e sigurisë arrest në shtëpi.
Ata akuzohen se kanë shkelur ligjin në ndërtimin e dy rrugëve duke i shkaktuar buxhetit një dëm prej 277 mln lekësh.
Njoftimi i GJKKO-së:
Kërkuesi Rexhe Byberi me datë 14.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë më të lehtë”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Etleva Deda, bazuar në nenet 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr. Penale, me vendimin Nr. 654, datë 13.12.2024, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Rexhe Byberi, me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj tij me Vendimin nr. 112, datë 06.09.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me një masë sigurimi më të lehtë.”, si të pambështetur në ligj dhe prova.
Pak ditë më parë Partia Demokratike denoncoi se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën. I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 964
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në 2018, Apeli i GJKKO lë në burg Safet Bajrin! I 'forti' i Shkodrës: Përgjime pa lidhje, atë ditë isha në diskotekë dhe restorant peshku
20 Mars, 12:52
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Më dhanë 100 mijë euro për vrasjen e shokut tim Shkoza! Komisari Lamaj më ra në hak! Diva: Gjyqtarë e deputetë takonin Nuredinin, kam 120 minuta incizime
20 Mars, 11:49
-
U ekstradua dy ditë më parë nga Spanja, GJKKO lë në burg ish-kreun e bandës së Durrësit! Lulzim Berisha mohon njohjen me Luftar Reçin: Nëse më provoni një kontakt, më dënoni si të doni
20 Mars, 09:51
-
'Shpirti' / GJKKO dënon me 10 vite burg dy anëtarë të grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës
19 Mars, 16:32
-
Shpërdoroi detyrën, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 8 muaj burg për ish-kryebashkiaken e Libohovës! I konvertohet në 1 vit e 4 muaj shërbim prove
19 Mars, 13:15
-
Dosja ‘5D’/ GJKKO kalon për proces fraksionin e dytë, të pandehur 9 anëtarët e Komisionit të Ofertave në Bashkinë e Tiranës! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ja për çfarë akuzohen (EMRAT)
18 Mars, 14:02
-
‘Plumbi i artë’/ Dumani: Otin e Elbasanit s’e vrava dot se Suel Çela më nxori në pritë, flisja në Matrix! Talo Çela më ofroi 2 mln euro për të vrarë Alibejn, bisedat në SKY ECC
18 Mars, 11:15
-
5 muaj seancë paraprake, ç’po ndodh me dosjen e aferës “Partizani”?! Të pandehurit për korrupsion Berisha e Malltezi taktikë për zvarritje pa fund (VIDEO)
18 Mars, 10:39
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
-
Fshehu pasurinë, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë Guxim Zenelaj
17 Mars, 15:14
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
‘Gërdeci krim shtetëror’, Zamira Durda për Report Tv: Drejtësia po zvarritet, Mediu na kërcënoi në GJKKO, na tha mbylleni gojën! E tmerrshme, rrezikojmë të na nxjerrin nga salla
15 Mars, 11:52