Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli bën me dije se është infektuar me COVID-19.
Teksa thotë se i vjen keq se nuk mund të marrë pjesë në Festën e Kuçit, Leli kujton edhe vëllanë e tij të ndjerë, Edin, për të cilin thotë se ishte energjia e çdo feste ku ishte i pranishëm. Themelues i kësaj feste, kryebashkiaku thotë se ishte vëllai i tij, i cili ndërroi jetë në 13 tetor të vitit 2019.
"Është hera e parë që Festës së Kuçit, takimit të përvitshëm të brezave, i mungon Edi. I mungon fizikisht sepse, për të gjithë, është si të ishte aty. Janë mbledhur sot pa Edin, por janë mbledhur për Edin, për shpirtin dhe themeluesin e këtyre takimeve që vitet e kthyen në traditë. Edi ishte energjia e çdo feste, kudo ku ishte i pranishëm. Tani, të gjitha takimeve, u mungon pjesa më e mirë, entuziazmi i pakursyer dhe bujaria e tij. U jam falenderues miqve të tij, miqve tanë, organizatorëve dhe gjithë kuçjotëve që janë mbledhur sot për ta kujtuar, për të jetuar këto orë me historitë e Edit, me të qeshurën e tij ngjitëse që njësoj siç shpërndahej çdo ditë në Vlorë, për vite me radhë, në fund të gushtit, udhëtonte gjithnjë në Kuç.
Më vjen keq që për shkak të ditëve që duhet të qëndroj i izoluar prej Covidit, nuk mund të jem i pranishëm, por mendimet për Edin na bëjnë njësoj bashkë! Kujtojeni Edin, gjithmonë, ashtu siç ishte kur ju bëri bashkë dhe ashtu siç jetoi deri në fund, me vrrullin e ëndrrave në të cilat besonte. Kjo festë është e kuçjotëve dhe e Kuçit! Gëzuar", shkruan Leli.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 658 raste të reja me COVID dhe dy viktima, përkatësisht një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 84-vjeçar nga Tirana. Ndërkohë nga e hëna deri në të shtunën listës së humbjeve të jetës i janë shtuar 13 viktima.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.6%
-
Nuk e di
9.5%
Vota total: 1906
Lajme të tjera
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
21 Mars, 13:32
-
Aksident i dyfishtë në Vlorë, shoferi 45-vjeçar përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja! Pas pak minutash përplaset me një mjet tjetër (VIDEO)
20 Mars, 18:57
-
I dënuar me 3 vite dhe 4 muaj burg për shitje lëndësh narkotike, arrestohet 26 vjeçari i shpallur në kërkim në Sarandë (EMRI)
18 Mars, 09:18
-
Ndërtimi i 3 stadiumeve të reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Rama: Janë shpallur 9 studiot arkitekturore finaliste! Në maj garojnë në qytetet përkatëse
18 Mars, 08:00
-
Berisha në Vlorë: Gjatë 8 viteve, 40% e vlonjatëve janë larguar nga vendi! Rama ka shkatërruar sheshin kryesor që ishte simbol i qytetit
17 Mars, 18:25
-
E rëndë në Konsipol ndërron jetë 4-vjeçari! Vrapoi nga pickimi i bletës, ra në liqen dhe u mbyt
16 Mars, 14:11
-
Tentuan të trafikonin 260 kg kanabis me kampera drejt Greqisë, gjykata e Vlorës lë në burg 4 rumunët që kamufloheshin si turistë
16 Mars, 11:53
-
Zgjedhjet vendore, socialistët ‘përplasen’ me Blendi Klosin për kandidaturën e Sarandës! Anëtarët e Asamblesë mbështesin rikandidimin e Adrian Gurmës
15 Mars, 14:17
-
‘A ke menduar vetëvrasjen?’, tërhiqet pyetësori nga kopshtet në Vlorë! Dekania: Është studim për depresionin, përgjigjet me dëshirë
15 Mars, 13:00
-
Atmosferë festive në Vlorë për 'Ditën e Verës', këngë dhe valle në koncertin muzikor për të gjitha moshat
14 Mars, 12:42
-
VIDEO/ Dita e Verës 'çel' sezonin e plazhit në Vlorë, qytetarët i drejtohen bregdetit
14 Mars, 11:43
-
Qëlluan me armë zjarri ndaj 36 vjeçarit në Selenicë, arrestohet 33 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij! Të dy të dënuar më parë (EMRAT)
14 Mars, 10:50
Doni me per festen e Kucit......?????!!!!!!
PërgjigjuMoj Vlore te ndriti fati kur zbriti muti nga fshati
PërgjigjuNga Kuçi eshte edhe Leli?! Te shkuara njehere pa puna e Vlores u pa qe ne mengjes ...
Përgjigju