Një kryebashkiak në Niger të Afrikës është prangosur pasi iu gjetën 200 kg kokainë në makinën e tij zyrtare. Vlera e drogës përllogaritet në rreth 8.7 milionë dollarë. Burimet i thanë Reuters se kryebashkiaku dhe shoferi i tij, të cilët ishin në automjet në atë moment, u arrestuan me 199 pako kokainë në një pikë kontrolli në rrugën që shkonte në veri nga qendra tregtare e shkretëtirës Agadez.
Droga fillimisht po shkonte për në Nigeri përmes kufirit verior si destinacioni përfundimtar. Pas këtij incidenti, koordinatori i njësisë së drogës së Interpolit, Jan Drapal, sugjeroi se mbretërit e drogës po dërgonin dërgesa më të mëdha në përgjigje të kërkesës në rritje evropiane.
Afrika Perëndimore mendohet të jetë një rrugë tranziti për drogën që vjen nga Amerika e Jugut në Evropë dhe ka regjistruar një sërë kapjesh rekord edhe në Nigeri vitet e fundit.

Senegali kapi më shumë se dy ton kokainë të pastër nga një anije në brigjet e tij në tetor. Dhe janarin e kaluar, autoritetet gambiane zbuluan gati 3 ton nga një dërgesë që vinte nga Ekuadori.
Komente

