TIRANE - Në tetor të vitit 2012 Bashkia e Tiranës, miratoi vendimin për zhvendosjen e lojërave të fatit. Sipas vendimit lojërat e fatit duhet të zhvendoseshin deri në fund të muajit dhjetor 2012, por duke qenë se ky afat nuk u zbatua, pronarëve të këtyre bizneseve ju la kohë që deri në 31 mars 2013, ato duhet të zhvendoseshin për në periferi të kryeqytetit.
Në të kundërtën ata do të paguanin taksa më të larta. Ndonëse data shënon 31 mars ende nuk ka asnjë kazino që të jetë zhvendosur te ish- Uzina e Autotraktorëve, Shkozë, aty ku bashkia vendosi që ata të shkonin.
Adriana Berberi nënkryetare e komisionit të ekonomisë në Këshillin Bashkiak të Tiranë, shprehet se “Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, kazinotë dhe lojërat e fatit duhet të zhvendoseshin në fund të muajit dhjetor, por duke qenë se kjo gjë nuk u realizua, afati nga Bashkia e Tiranës u shty, për në fund të muajit mars të 2013.
Por, duke filluar nga muaji janar dhe deri në muajin mars lojërat e fatit do të paguajnë një taksë të dyfishtë për biznesin e tyre. Ndërsa për ato që do të zhvendosen deri në fund të marsit, bashkia ka si detyrim ti kompensojë ato” thotë Berberi.
Por, duket se 10-fishimi i taksës për këto biznese nuk i ka trembur aspak pronarët e kazinove, të cilët nuk kanë asnjë plan të zhvendosen në Shkozë. “Nuk do zhvendosemi, pasi nëse unë do të shkoj në Shkozë, i bie të falimentoj.
Më mirë paguaj një taksë më të lartë dhe rri këtu se sa të shkoj aty, ku askush nuk ka për të ardhur. Nëse ndodhesh në qendër të Tiranë, të vjen edhe një person që luan me 1000 lekë. Ndërsa nëse je në periferi ky person nuk të vjen” shprehet menaxheri i një prej kazinove të kryeqytetit.
Sipas rregullit bashkia do të kompensonte me vlerën 50% të taksës të gjitha kazinotë që zhvendoseshin brenda 31 marsit 2013, por duket se as ky premtim nuk i ka bindur pronaret e këtyre bizneseve. “Ja na kompensuan një herë, sa të zhvendosemi, po pastaj çfarë do bëhet me ne? I bie që fitimi jonë në Shkozë të jetë zero” shprehet një tjetër drejtues i një prej lojërave të fatit në Tiranë.
NIVELI I TAKSËS SIPAS ZONAVE DERI ME 31 MARS 2013:
Për subjektet e zonës A
Niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës B
Niveli i taksës është 700 lekë/m2;
Për subjektet e zonës C
Niveli i taksës është 500 lekë/m2;
NIVELI I TAKSËS SIPAS ZONAVE PAS DATËS 31 MARS 2013:
Për subjektet e zonës A
Niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës B
Niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
Për subjektet e zonës C
Niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;
/Shqiptarja.com

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)