Kryebashkiaku Veliaj pajton
Metën me Lindita Nikollën

Kryebashkiaku Veliaj pajton<br />Metën me Lindita Nikollën
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ministrja e Arsimit e Sportit, Lindita Nikolla janë shfaqur së bashku në inaugurimin e shkollës së rikonstruktuar “Kongresi i Lushnjes”.
 
Pas tensioneve mes ministres Lindita Nikolla dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për Maturën Shtetërore, “pajtuesi” duket se ka qenë pikërisht Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili gëzon mbështetjen e madhe si nga ministrja Lindita Nikolla, ashtu edhe nga kreu i LSI, Ilir Meta.
 
Fillimisht  Veliaj, Meta dhe Nikolla inspektuan ambientet e brendshme të shkollës e cila ka pësuar një transformim rrënjësor duke ofruar kushte moderne studimi për fëmijët e njësinë Nr. 3, e më pas u shfaqën së bashku dhe në komunikimin për mediat.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0