Veliaj shpërndan ndihma për të moshuarit e vetmuar në Njësinë 11: Pas kalimit të kësaj situate, nisim një sërë investimesh
Foto nga Veliaj ne Njesine 11
Ashtu si në 26 njësitë e tjera, edhe në Njesinë 11, Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë të trokasë në shumë dyer, nga “Don Bosko” në Laprakë, “Josif Pashko”, Kodër Kamëz, tek zona e Treshit dhe Bregu i Lumit, për të ndihmuar familjet në nevojë, familjet që trajtohen me paaftësi dhe gjyshërit e vetmuar.
Zyrës së shtypit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në familjet e Esat dhe Ana Xhotës, Hajredin Caushit me bashkëshorten, Çaush Muskollarit si dhe në familjen e Baki Avdolli, të cilët këtë periudhë po e kalojnë të vetëm. Teksa u kërkoi që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të respektojnë masat e marra, kryebashkiaku i siguroi se për çdo nevojë, do të kenë pranë përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës, qoftë për ushqime apo për marrjen e ilaçeve.
“Është një nga zonat më nevojtare, ka njerëz të ardhur në Tiranë vitet e fundit, dhe e kanë gjetur Treshin, Laprakën, Kodër-Kamzën si stacionin e parë. Do vetëm pak kujdes tani”, tha ai.
Vetëm në Njësinë 11 janë mbi 280 të moshuar të cilët jetojnë vetëm dhe këtë periudhë po ndihmohen në ushqime edhe ilaçe nga rrjeti i vullnetarëve i ngritur nga Bashkia e Tiranës.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo njësi do të njohë një sërë investimesh që synojnë të urbanizojnë edhe më tej këto zona.
“Tani që do fillojmë të punojmë me organizimin e zonave, duhet të punojmë pak më mirë, duhet të bëjmë trotuaret”, deklaroi Veliaj
Janë mbi 900 familje në Njësinë 11 që marrin ndihma, ndërkohë që bashkë me të rinjtë e njësisë është koordinuar procesi i shpërndarjes së ndihmave ushqimore për familjet në vështirësi ekonomike, pensionistët e vetmuar, për të përballuar kushtet e izolimit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK çon autorizimin tek Burgjet, vetëm familjarët mund të vizitojnë Veliajn në paraburgimin e Durrësit
17 Shkurt, 16:20
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Arrestimi i Veliajt, Ilir Yzeiri në Report Tv: Hetimi nisi me një letër anonime banale! SPAK nuk merret me 21 janarin apo Gërdecin por me blerjet online të gruas së kryebashkiakut
17 Shkurt, 13:49
-
Debate në Kuvend për arrestimin e Veliajt/ Bardhi: Ministri Hoxha të japë dorëheqjen, gënjeu për tubimin para GJKKO! Gjonaj: Lënia e Bashkisë pa kryetar në prag të zgjedhjeve, e padrejtë
17 Shkurt, 12:39
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
Sekuestrimi prej SPAK i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, shtyhet për 20 shkurtin seanca e ankimit në GJKKO! Çështja shqyrtohet nga gjyqtari Erion Bani që la në fuqi arrestin për Veliajn
17 Shkurt, 09:31
-
'Arresti me burg ndaj Veliajt i tepruar', çudit ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD
17 Shkurt, 07:07
-
I vuri ‘ultimatum’ e kërcënoi Edi Ramën që të mos mblidhen para SPAK, vetë mobilizoi militantët e shkoi me ta në Prokurorinë e Posaçme
16 Shkurt, 16:58
-
Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg
16 Shkurt, 12:31
-
Ylli Manjani: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh e hakmarrje! Fillimi i hetimit me anonimat, është tmerri i tmerreve, Fatmir Xhafaj ka të drejtë
16 Shkurt, 09:51