Kryebashkiaku Veliaj tregon se si u transformua ‘Pazari i Ri’ në Tiranë: As me dosje të rreme dhe as me dënime pa gjyq! Askush s’mund ta fshijë super punën që kemi bërë (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i paraburgosur prej tre javësh nga SPAK dhe GJKKO, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, ku në qendër ishte transformimi i Pazarit të Ri në kryeqytet.

Teksa thekson se kjo punë është arritur pa dosje të rreme dhe as me dënime pa gjyq, teksa e kthyen 8 vite më parë në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët.

“Vetëm përpara, askush s’mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë”, shkruan Veliaj ndër të tjera.

Postimi i Erion Veliajt:

PAZARI I RI!

As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë, si këtu në Pazarin e Ri, që 8 vjet më parë e kthyem në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët. Forca!”

Postimi i kryebashkiakut Veliaj në Facebook

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nona: 04/03/2025 09:39

    C'TU DESH POLITIKA TY ,,O ERION,,Njeri qe vije nga hici,,,,nga shites fiqsh..PA LIDHJE E PA TARAFE,,...DUHEJ TE RRIJE JASHTE POLITIKES E TE BEJE NJE PUNE TE NDERSHME ,,,TE HAJE NJE COPE BUKE SI GJITHE POPULLI...DOJE TE VIDHJE TI,,,SE TE MESOI SALIU,,ME NANON,,,,JA SI E PESOVE TANI,,,U BERE SI KALI I KAPUR QE SHIN LEMIN....DO DENOHESH ME SHUME NGA TE GJITHE,,EDHE ME SHUME SE META,,,PAVARSISHT SE AI KAA VJEDHUR ME SHUME SESA TI....,,,,,

    Përgjigju
  • jusoufi: 04/03/2025 00:00

    DO TE na thuash se pune ke bere,,,, prandaj edhe ke vjedhur......ne duam te punoje e te mos vidhje.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH