Kryegjyqtari i Beratit me “fat”
i bie shorti për çdo dosje!
Caktimi i gjyqtarëve në një çështje për të shmangur ndikimet apo fenomenin e korrupsionit në gjykatat shqiptare është detyrim ligjor të bëhet me short elektronik. Por kjo nuk ka shqetësuar aspak kryetarët e gjykatave ta bëjnë shortin fiktiv duke vendosur vetë në çdo trup gjyqësor siç ka rezultuar në gjykatën e Beratit. Janë këto gjetjet e një raporti të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për inspektimin e viteve 2012-2013 një kopje të së cilës A1Report ka siguruar.
TIRANE - Hedhja e shortit për përcaktimin e gjyqtareve në gjykatat shqiptare mbetet ende larg standardeve të kërkuara dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian për Shqipërinë duke mbetur në dorë një individi që rezulton të jetë kryetari i Gjykatës.
Është ky rezultati i inspektimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në 30 gjykata në të gjithë Shqipërinë ku rezulton se në 50 % të tyre procedurat e shortit janë thjesht formale dhe gjithçka vendoset nga kreu i gjykatës.
Rasti më flagrant i dal nga ky inspektim është ai i gjykatës së Beratit ku sipas raportit të KLD-së rezulton se kreu i gjykatës në këtë rreth ka vendosur veten e tij si pjesë e çdo trupe gjyqësore.
Sipas të njëjtin raport kreu i gjykatës Berat kur rezulton të jetë kreu i trupit gjykues bën short manual për përcaktimin e 2 gjyqtarëve ndihmës.
Ndër gjykatat ku procedurat e shortit elektronik për periudhën 2012-2013 nuk janë zbatuar, rezultojnë ajo e Kurbinit, Matit, Gjykata e Tiranës, Apeli në Durrës, Apeli në Shkodër, Gjykata e Kukësit, Tropojës, Beratit, Durrësit, Gjirokastrës e Korçës.
Një tjetër rast ku kreu i gjykatës nuk ka respektuar fare procedurën ligjore për nxjerrjen e urdhrit për hedhjen e shortit sipas raportit të inspektimit, një kopje të së cilit A1Report, disponon është dhe Gjykata e Apelit në Gjirokastër.
Një tjetër problematik sipas raportit është dhe lista e gjyqtarëve të gatshëm të cilët kryesisht shqyrtojnë masat e sigurisë, por dhe në këtë rast krerët e gjykatave në rrethe nuk zbatojnë procedurën për nxjerrjen e listët sipas një kalendari të parapërcaktuar.
Në total janë 171 shkelje të konstatuara ku rezulton se gjyqtarët e përcaktuar si të gatshëm në gjykatën e Durrësit, Sarandës, Përmetit e Krujës nuk kanë gjykuar masat por janë zëvendësuar nga kreu i gjykatës me tjetër gjyqtar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 4141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Gabriel Jesus mbyll sezonin, konfirmohet dëmtimi i ligamentit
15 Janar, 16:01
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Operacioni Revanshi/ Pjesë e një grupi kriminal që kultivonin drogë, Apeli i GJKKO lë në qeli vëllanë e deputetit Eduard Ndreca
15 Janar, 15:50
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Itali/ Vrau biznesmenin shqiptar se s’kishte para ta paguante, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për italianin
15 Janar, 15:46
-
Stoku në Apel, PS kërkon të 'shpluhurosë' dosjet: Të shqyrtohen nga 1, jo 3 gjyqtarë (por duhet 84 vota)
15 Janar, 15:42
-
Nesër futet në fuqi ligji, falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat dhe ato të COVID-19
15 Janar, 15:33