Kryegjyshi i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj do të zhvillojë një takim historik me Papa Franceskun.

Takimi do të zhvillohet në datën 10 maj.

Sipas komunitetit bektashi kjo është një vizitë historikë për të foruar më shumë marrëdhënien mes besimeve fetare.

"Sot, niset në Vatikan kryegjyshi botëror bektashian, baba Edmond Brahimaj, për tu takuar me Papa Françeskun. Ky takim është për herë të parë dhe do të mbetet historik midis dy liderëve botëror të besimeve, midis selisë së shenjtë të Vatikanit dhe selisë së shenjtë të kryegjyshatës botërore bektashiane. Vizita do të çojë më tej në rritjen dhe forcimin e rolit të besimeve. Takimi me Papatin në datën 10 maj dhe me atin e Shenjtë Papa Françeskun në datë 11 maj, vizitë kjo dy ditore do të forcojë unitetin mes besimeve dhe religjioneve të ndryshme në dialogun ndërfetar dhe do të përcjellë atë vizion që Ati Shenjtë Papa Françesku vlerësoi shumë dhe çmoi lart për kombin tonë", thuhet në deklaratën e selisë së Komunitetit Bektashi.  

Redaksia Online
Shqiptarja.com