Kryeinspektorja e KLD-së futet në sitën e vetting-ut

Në sitën e vetting-ut sot kaloi ish kryeinspektorja e KLD-s Marsida Xhaferrllari e cila mban këtë post deri në krijimin e isnpektorit të lartë të drejtësisë.

Ajo u përball në një seancë dëgjimore me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

KPK tha se ILDKPKI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së Marsida Xhaferrllarit është i saktë, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk ka konflikt interesi.

"Kemi kryer hetim të thelluar në lidhje me disa llogari bankare në emër të Marsida Xhaferllarit në disa banka. Gjate hetimit janë kryer të gjitha verifikimet dhe ka rezultuar se nuk ka pasuri të fshehura. Nga analiza financiare ka rezultuar se Marsida Xhaferllari nuk ka pasuri të pajustifikuara".

KPK tha se DSIK ka konkluduar se formulari është i saktë dhe ka rezultuar se ka përshtatshmëri për të vijuar detyrën. 

Vendimi për Xhaferllarin do të jepet më 11 Mars 2019 ndërsa vetë ajo e vlerësoi këtë proces por tha se edhe pse ka kaluar mbi një vit ajo është votuar me vonesë dhe duhet të ishte subjekti i parë që duhet të kishte kaluar në filtër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fraiku: 05/03/2019 12:25

    Po per intehritetin moral a pyet Vetingu? Nuk mund te kaloje vetingun Marsida qe ka lidhje jashte martesore me Alibeajn e PD-se. Nuk mund te quhet e pavarur politikisht kur ate post ja dhuroi ish ministri, i dashuri i saj Alibeaj.

    Përgjigju
    • analiza: 19/03/2019 17:44

      Nuk keni lene njeri pa perbalt beni mire te analizonin ministrat ne lidhje me kryeministrin ......

  • Dritani: 04/03/2019 20:00

    Qe nga lajmi kuptohet se per kete paskan vendosur ta kaloje vetingun megjithe ato skandale qe ka bere ne KLD duke i nxjerre si te paster dhe te afte te gjithe ata qe po shkarkohen. KPK po i jep vendimet sipas nevojave politike dhe kjo Marsida do kaloje si nje pazar dhe interes me Alibeun e saj.

    Përgjigju
  • Rita: 04/03/2019 19:43

    Marsida ka te drejte kur thote se duhet te ishte subjekti i pare qe duhej te dilte para komisionit te Vetingut. Ajo duhet te ishte ne fakt personi i pare i shkarkuar nga Vetingu per mungese te integritetit profesional. Marsida per vite e vite me rradhe ka qene ne krye te institucionit te vetem ne Shqiperi ku mund te ankoheshin qytetaret per abuzimet dhe krimet e gjyqtareve dhe prokuroreve.Dhe ne kete perballje Marsida gjithmone ka mbajtur anen e kolegeve te saj maskarenj shumica e te cileve tashme jane shkarkuar dhe do shkarkohen nga Vetingu per ato qe kane bere,duke zbatuar urdhrat e ustallareve te saj qe kontrollonin sistemin e (pa)drejtesise.

    Përgjigju
  • Artur: 04/03/2019 16:57

    Kjo qe na dalka e rregullt per nga pasuria duhet ti pergjigjet nje pyetje te thjeshte: Ato qindra ankesa te qytetareve per shkeljet skandaloze te gjyqtareve, Xhafer-llari si kryeinspektore e KLD i ka arkivuar pa pike turpi dhe pergjegjesie sepse ka marre miliona apo se kane qene gjyqtare pedeiste dhe metiste?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja