TIRANË - Kreu i Komunës Bërzhitë Genc Drita i arrestuar më 3 shtator të 2014 nën akuzën e korrupsionit dhe mitmarrjes ka mundur që festat e fundvitit t’i kalojë në shtëpi.
Ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit pranë Krimeve të Rënda që ka ndryshuar masën e sigurisë për Dritën, nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Burime për A1 Report pranë Krimeve të Rënda bënë me dije se në vendimin e saj Gjykata e Krimeve të Rënda ka përdorur si argument, arsyet shëndetësore të të pandehurit Genc Drita, i zgjedhuri lokal i Partisë Demokratike në Komunën Bërzhitë.
Drita u prangos në flagrancë sëbashku me shtetasin Armando Burri në shtator teksa i kishin marrë një shumë prej 4500 euro një qytetari për dhënien e një leje shfrytëzimi në territorin e Komunës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com