Kryemadhi: 33 zv/ ministrat e
Ramës përfaqësues të oligarkëve

Kryemadhi: 33 zv/ ministrat e<br />Ramës përfaqësues të oligarkëve
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në qarkun e Durrësit, ndërsa ka lëshuar akuza të forta për policinë e shtetit për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
LSI Durrës përjetoi terrorin më të madh gjatë fushatës, por arriti ndër rezultatet më të mira në Shqipëri. Strukturat e shtetit u bën njësh me bandat dhe krimin e organizuar.
 
Ne zgjodhëm të ishim në opozitë, sepse nuk mund të bëheshim njësh me krimin. Sot Shqipëria drejtohet nga bandat dhe krimi i organizuar. Kemi përballë dy rruge: të bashkëjetojmë me llumin dhe krimin që po instalon Edi Rama, apo te zgjohemi dhe të sensibilizojmë njerëzit
”.
 
Kryemadhi komentoi edhe emërimet e 33 zv/ ministrave dje nga Rama, të cilët i cilësoi si përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.
 
Edi Rama jo vetëm rrezik kombëtar, por edhe rajonal. 33 zv.ministra ne qeveri? Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. 33 zv.ministrat nuk janë socialistë, por përfaqësues të oligarkëve për të mbrojtur interesat e tyre.
 
Ne duam të sjellim risi dhe ti japim fund kësaj tradite. Opozita jonë e bazuar te alternativa. Ne nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi te mafiozeve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetëm me interesat e drejtpërdrejta të qytetareve. Edi Rama sulmon njerëzit e thjeshtë, sepse i urren dhe ka neveri per ta
” deklaroi ajo.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!