Kryemadhi akuza qeverisë nga Kuçova: Shteti i kapur nga krimi, vendi në një situatë të vështirë ekonomike dhe politike

KUÇOVË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në qytetin e Kuçovës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi hodhi akuza në drejtim të qeverisë Rama duke u shprehur se vendi në një situatë të vështirë ekonomike dhe politike për shkak të kapjes së shtetit nga krimi.

Njerëzit e kuptojnë që situata është me të vërtetë shumë e rëndë, situatë e rëndë ekonomike, politike dhe situatë e rëndë e sigurisë. Kjo vjen si rezultat i kapjes së shtetit nga krimi ose thënë ndryshe si rezultat i licensimit të grupeve kriminale nga kryeministri.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

Më tej, ajo ka akuzuar kryeministrin se është vënë në funksion të bandave, duke shkelur ligjin, ndërkohë që politikën po e përdor si kamxhik mbi qytetarët e pambrojtur.

Sot ne kemi një problem shumë të madh me ekonominë shqiptare. Kemi një ekonomi të monopolizuar në tre duar dhe kjo vjen si rezultat i lidhjes apo komunikimit të kryeministrit me një grup të caktuar. Ne nuk kemi nevojë për një politikë që punon dhe iu shërben bandave për të shkelur ligjin dhe për ti mbrojtur ata dhe një politikë që përdoret si kamxhik ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë asnjë lloj përkrahje.

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cepanlliu: 07/10/2018 18:00

    Tani qe po te vjen afer(suksesi),po te vjen keq per vendin! Si keshtu goje pacavure?

    Përgjigju
  • Tata: 07/10/2018 14:59

    O KOK MADHE BURRI JUAJ ASHT PRESIDENT I POPULLIT DHE NUK E SHOHIM TE KRITIKOJ QEVERIN. JUVE ME ALEATIN E RADHES JU KA HUMBUR BUSULLA SE KUR ISHIT NE PUSHTET JU ME P.D. KRIMINELI IKTE NE DREJTIM TE PADITUR NDERSA SOT KAPET DHE DREJTOHET DREJTESISE . NE QEVERISJEN TUAJ PER TE MBROJTUR HAJDUTIN (BURRIN TUAJ ) U BO LUFTE NE TIRANE KU DHANE JETEN 4 VETE DHE U PLOGOSEN DHJETRA TE TJERE KU BURRI JUAJ SOT PRESIDENT I QUANTE PROTESTUSIT KOK PA LARE DHE PA KREHUR NDERSA SOT TI PA PIKEN E TURPIT BEN MORAL PARA POPULLIT PER REND E QETESI .RREGULLO BUSULLEN ZONJE SE KENI HUMBUR CDO RRUGE TE MIRE I KENI HYPUR KALIT MBRAPSH

    Përgjigju
  • Turi: 07/10/2018 14:55

    Sa me fat paska qen ky i Gjati. Po nuk shkon te thote hajduti,kapni hajdutin. Po i pranojm pjeserisht keto akuza Por kur shikon qe kto akuza i ngre nje qe nuk di ku ta kapesh perpara, kete bashke me x-in, fix-in qe ben opozit,te vjen me vjell.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve