Kryemadhi hedh akuza të rënda: Basha dhe gruaja e tij janë spiunë të Rusisë  

Kryemadhi hedh akuza të rënda: Basha dhe gruaja e tij janë spiunë të Rusisë  

Monika Kryemadhi dhe Aurrela Basha

Kalimi nga takimet dhe kafja e përditshme tek akuzat e rënda personale ka vërtetuar ndarjen përfundimtare të marrëdhënieve mes Lulzim Bashës dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Ndonëse deri para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 aksionet politike i ndërmerrni të koordinuar, sot akuzat dhe sulmet ndaj njëri tjetrit janë nga më të rëndat. E fundit është deklarata e Monika Kryemadhit, e cila akuzon Bashën dhe bashkëshorten tij si "spiunë të Rusisë"

 “Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë. Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha Kryemadhi në një emision në RTSH.

Ajo theksoi më tej me tone të forta se “legenlliku të çon drejt mohimit të atdheut dhe kur të mallkon atdheu është më i fortë se mallkimi i nënës”. Edhe pse kjo është një nga akuzat më të rënda të hedhur ndaj Lulzim Bashës lidhjet e tij me Rusinë janë përmendur edhe në çështjen e lobimit rus.

Historia e dosjes së lobimit rus nga PD

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit duke ngritur dyshime për origjinën e parave duke sjellë nisjen e hetimeve nga prokuroria, që u pushuan nga gjykata. Lulzim Basha së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, dhe Ilir Dervishin sipas prokurorisë akuzohen për falsifikim dhe fshehje të financimeve. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 18/03/2022 18:41

    Vetem nje spiune limon i shtrydhur,,dmth e rene nga vakti,,,,mund te beje pohime te tilla,per konkurentet spiune me te rinj. Gjithsesi,nahija lesh-e-liste dhe ajo e babaleve e kane vulosur ,prej kohesh, me rekorde kriminale antishqiptarizmin e tyre,,,ne menyre transparente.Kete te vertete mund te mos e dijne vetem antikapatet.

    Përgjigju
  • 3D: 18/03/2022 17:47

    Por si promovoi Berisha në lider të PD spiunin

    Përgjigju
  • Ela: 18/03/2022 15:02

    Po Iliri, yt shoq, qe na tregoi forcen e raketave ruse spiun i kujt eshte moj dallkauke??? Ju jeni burre e grua turp i ketij kombi. Si keni fetyre akoma te belbezoni ekraneve te televizoreve sikur çfare po na thoni... Sikur te fillonit te justifikonit parate e vilave dhe pallateve kjo do na interesonte me shume ne shqipetareve se sa tju shohim e degjojme sikur po ju digjet barku per popullin e 2 marsit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit

VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit