Kryemadhi: Do të kthejmë identitetin e industrisë dhe përpunimit të naftës në të gjithë qarkun e Fierit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme nga Fieri teksa ka zhvilluar një takim elektoral, se do të angazhohet që t’i kthejë identitetin industrisë  së nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së u bëri thirrje banorëve që të votojnë numrin 6, duke shtuar se duke votuar LSI ajo do t’ju ofroj shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave për ta zhvilluar qytetin e Fierit.

'Unë sot do t’ju kërkoja që të votonit numrin 6 në 25 prill. Edhe Zotit 6 ditë iu deshën për ta krijuar njeriun, ditën e 7 bëri pushim. Edhe ne numrin 6 e kemi numrin e LSI dhe do ju kërkoja që secila  nga ju të votonte shoqen, miken e saj që ka në atë listë. Sepse duke votuar LSI unë do dëshiroja që t’ju ofroja shansin dhe mundësinë nëpërmjet grave dhe vajzave tona për ta zhvilluar qytetin e Fierit. Shumë prej jush kanë të lidhura me arsimin e shumë prej jush, burrat tuaj i kanë të lidhura me sistemin e naftës. Në fakt me Kejdin, kemi lëvizur dhe me kandidatët e tjerë në gjithë qarkun Fierit, sidomos në zonën e Patosit, Mallakastrës, Roskovecit, rreth e qark Fierit dhe përveç problemeve të bujqësisë që kanë fermerët në zonat bujqësore, një nga problemet më të mëdha është për qytetet e vogla çështja e naftëtarëve.

Ju e dini shumë mirë që vëllezërit tuaj, bashkëshortët tuaj, kanë luftuar për statusin e naftëtarit dhe e dini shumë mirë se sot një naftëtar, jo vetëm që nuk arrin dot, të marrë statusin e tij dhe të shpërblehet me një pension të mirë, por përkundrazi tallen  me ta, i gënjejnë, i mashtrojnë, i sorollasin. Ju e dini shumë mirë që pjesa më e madhe e juaj i keni shkolluar fëmijët për të qenë inxhinierë nafte, kimist, sepse kishte vetëm një industri që mund të zhvillohej në Fier. Ishte industria e rënë, industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës.

Dhe ju sot e dini shumë mirë që naftën nuk e nxjerrin shqiptarët. Nuk përpunohet asnjë litër naftë sot në qarkun e Fierit, por përkundrazi e gjithë nafta, pasuria e juaj, ikën jashtë dhe të gjithë konsumojmë naftë importi, për të cilën e gjithë valuta shqiptare po përsëri ikën jashtë. Po kjo çdo të thotë, do të thotë varfëri për familjet fierake, do të thotë punëtorë që punojnë në sistemin e naftës të papaguar. Do të thotë çmim nafte më të lartë për ju që keni biznese, për ju që lëvizni dhe do  të thotë çmim naftë më të lartë për vëllezërit motrat tuaj, që punojnë në bujqësie. E pra unë angazhohem këtu si nënë, si vajzë, jo si vajzë Fierake sepse nuk do më lërë Kejdi por si një motër dhe shoqe e juaj, që në do të kthejmë identitetin e industrisë  të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Të pakushtëzuar nga askush tjetër sepse nafta e gjithë qarkut të Fierit që mban buxhetin e shtetit. Që mban të gjithë zonën e qarkut të Fierit apo dhe atë pjesë të Beratit apo dhe të Vlorës.'- tha Kryemadhi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 03/04/2021 09:54

    Mona, ti se di fare cdo te thote kjo industri...apo harrova qe je doktoreshe shkencash...ti me të keqen, bëj lista punësimi, merju nga 3000 eur dhe mbaji nga rroga 50 eur kuotizacion dhe e ke ndrequr shqiperine..ktë lloj biznesi e qan ti, ke eksperience të mirë për ktë punë

    Përgjigju
  • Like: 03/04/2021 06:22

    Do te rikthesh identitetin e pkakes e plakut tend moj mona surrat kali

    Përgjigju
    • robi: 03/04/2021 07:49

      Nafije dybeku surratkali i leshelise gruaja me e urryer e planetit, shiheni ne foto a ka grua me te shpifur sikur eshte motra e Flutura Ackes gerdalles se Elbasanit

  • raul: 02/04/2021 21:17

    Problemin e daljes nga kriza te industrise se naftes ne Fier do ta mare ne dore strateg'ja nderkombetare , kozmike leshelike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen