Kryemadhi: Duhet pakt kombëtar, jo politik! LSI angazhohet të çojë para reformën zgjedhore

TIRANË - Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, miratimi i reformës zgjedhore do t'i jepte fund krizës politike, por sipas saj është kryeministri Edi Rama që nuk e dëshiron implementimin e saj pasi ka frikë nga zgjedhjet. Teksa shpërndau karta anëtarësie të të rinjve që angazhohen në partinë e saj në Elbasan, Kryemadhi tha se vendi ka nevojë për një pakt kombëtar, që nuk është një marrëveshje politike, për të hartuar politika afatgjata për Shqipërinë. Ajo tha se prioritet është hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe plotësimi i 9 kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. "Ne si LSI marrim përgjegjësitë dhe angazhohemi të çojmë deri në fund reformat", tha kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

"2019 që kaloi ka qenë një nga vitet më të vështira që kaloi Shqipëria, ku varfërisë dhe ekonomisë, e cila rrudhej çdo ditë dhe dëmtohej, iu shtua dhe fatkeqësia e 26 nëntorit. Tërmeti famëkeq që goditi Durrësin dhe Tiranën, solli viktima në njerëz dhe këto viktima erdhën dhe si rezultat i një papërgjegjshmërie të shtetit. Shumë pak kemi dëgjuar të flasin, sepse nuk mendojmë që të ngremë akuzat tona politike mbi fatkeqësinë e të tjerëve, por përgjegjësia e mungesës së shtetit, të përgjegjësisë, së respektit ndaj qytetarëve ka qenë një nga problemet e qeverisjes së rilindjes. Si përmallohej kryeministri, puthe duar e ballë viktimash, sot më 12 janar qytetarë pa shtëpi vijojnë jetojnë në çadra, të tjerë kanë dalë nga hotelet, duke u tallur me bonusin qesharak të qirave. Kësaj qeverisje i ka munguar dashuria për njerëzit e vendit të saj. Korrupsioni është ai që e ushqen pafundësisht këtë qeveri, që blen mediat, heshtjen e qytetarëve. Nëpërmjet korrupsionit bllokohen reforma të rëndësishme për vendin. Ne si LSI deri më sot kemi qenë në kuadrin e denoncimit, por sot marrim përsipër përgjegjësitë tona si parti politike. Nuk është rëndësia tek numri i votave, por tek përgjegjësia dhe angazhimi ndaj qytetarëve. Ne i kem i përballuar përgjegjësitë. Ne angazhohemi për çuarjen deri në fund të reformave. Hapja e negociatave është një na prioritetet kryesore, jo vetëm e LSI por e 99% të shqiptarëve. Do dëshiroja të flisnim gjatë për këtë proces, por do të vazhdojë hap pas hapi. Bundestagu dhe Këshilli Evropian i ka bërë të qarta kushtet. Duke filluar me miratimin e reformës zgjedhore, për t'i dhënë fund krizës politike. Është e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë. Jemi të gatshëm për të paraqitur propozimet tona, dhe janë gati. Ka një njeri që nuk do që kjo të eci, se duke mbyllur reformën zgjedhore, atij i vjen hapi i dytë, që janë zgjedhjet. Shqipëria ka nevojë për një pakt kombëtar me realizimin e reformave kryesore, që nuk është një pak politik. Ky pakt kombëtar ka të bëjë me hartimin e politikave afatgjata për Shqipërinë. Shqiptarët sot nuk kanë bukë të hanë në tavolinat e tyre. Në gratë dhe vajzat në Shqipëri do të punojmë cdo ditë për të t'i ngjitur këmbët dhe duart, do ta ngrëmë në këmbë Shqipërinë që të eci dinjitoze dhe krenare siç ka ecur gjithmonë", tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se ka nisur tashmë një fushatë në të gjithë Shqipërinë për hapjen e dyerve të LSI-së me anëtarësime të reja.

"Unë kartën e anëtarësisë në një parti politike e kam marrë kur kam qenë 17 vjeç dhe ka qenë një emocion, sepse një njeri beson te vendi i tij, te forcat e tij, te ëndrrat e tij dhe vetëm të rinjtë mund të jenë ata që mund ta ndryshojnë dhe nuk mund të ndryshojnë vetëm realitetin, por edhe mentalitetin, i cili vazhdon të jetë akoma i vjetër sot në Shqipëri. Sa më shumë të jemi në këtë iniciativë për të rindërtuar vendin tonë aq më shpejt do të realizohet...dhe nuk do të jetë çështje dekadash, por muajsh. Sa më shumë shqiptarë të angazhohemi në politikë, për të vendosur ne, dhe jo oligarkët, dhe jo Rama me kapjen e ekonomisë shqiptare, me shantazhimin dhe kapjen e sistemit të drejtësisë...E ardhmja e shqiptarëve është në duart e shqiptarëve. Duhet të ecim cdo ditë, të gjithë bashkë për t'i thirrur të tërë për t'u bashkuar dhe për ta ndryshuar këtë realitet", tha kryetarja e LSI.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 12/01/2020 02:00

    U rane breçkat ty e Lules, tani lepieni si qenj rrugesh. S jam socjalist po ksaj qeverrie ju s i afroheni dot aq pune te mire ka bere. Nqs duhet te flasesh fol si ta bejm korrupsjonin dhe jo si ta ndalojme, nga eksperjenca

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 11/01/2020 16:30

    Aman Mona ndrysho cfar te duash vetem stilin llape jo.Kemi gjet konsensus e rehati

    Përgjigju
  • TRALALA ZURA NJË GAL: 11/01/2020 14:45

    TRALALA ZURA NJË GAL O monika KOMPLET PALL. AKOMA MERENI JU ME KTË FSHATARE ZHGARAVIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur