Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë prerë, duke thënë se nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e pranon në bashkëqeverisje planin e saj me 5 pika për ekonominë, atëherë ajo nuk ia jep votat e partisë.
“Unë kam planin tim me 5 pika. Është i panegociueshëm. Nëse Basha nuk e pranon këtë planin tim me 5 pika nuk ja jap votat”, tha Kryemadhi në emisionin “Open”.
Ndërsa u pyet se a do të rrëzojë qeverinë e Bashës nëse ai nuk pranon planin, ajo insistoi duke thënë se nuk ia jep votat.
“Çfarë? Jo, unë s’ja jap votat Bashës nëse nuk e pranon këtë plan me 5 pika. Janë të panegociueshme. Ky (Arjon Sulo) le ta mbylli gojën tani dhe të flas unë. Ky s’të lë të mbarosh logjikën dhe bën matematikë. Taksa 5% formalizon ekonominë. Formalizimi i eekonomisë do të thotë që oligarkët që bëjnë transaksione fiktive, do e pësojnë. Formalizim do të thotë më shumë investime në arsim. Do dyfishojmë pensionet duke ia marrë lekët këtyre oligarkëve”, tha ajo.
Sipas Kryemadhit, plani me 5 pika i LSI-së është i panegociueshëm dhe kreu i PD nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me të, duhet ta pranojë. Ndërkaq kujtojmë se programet e LSI dhe të Ps kanë pëplasje në disa pika, sidomos te ajo e bebeve.
Një prej këtyre pikave të LSI e cila ka ngjallur dhe debat e kuriozitet në rradhët e politikanëve dhe opinionit publik, është bonusi prej 1 mijë dollarë për çdo bebe për 25 vite.
Po
PërgjigjuDoli perseri , i duket vetja te kete fatin e Shqiperise dhe shqiptareve ne dore, kjo e ka vendin ne burg dhe atje te kalbet , nuk gjen dot fjale per kete
PërgjigjuÇfare 5 pikash ka kjo ,pash zotin?
PërgjigjuEdhe po te vuri kushte munika nuk ke tjeter zgjidhje. Sa tallen me ne keta.....
Përgjigju