Ngërçi i Bashës me “5 pikat e panegociueshme” të LSI-së

Ngërçi i Bashës me “5 pikat e panegociueshme” të LSI-së

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

Opozita po futet në zgjedhjet e 25 prillit jo vetëm me lista të veçanta, por edhe me premtime të ndara.

Thelbi është se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë ide jo të njëjta për paratë që do të shpërndajnë për njerëzit.

LSI mendon që të japë më shumë para për çiftet e reja, PD më pak. Përveç taksës së sheshtë për të ardhurat, dy partitë e opozitës nuk kanë bërë një program të njëjtë.

Por çfarë do të ndodhë nëse PD e LSI do të marrin qeverinë?

Monika Kryemadhi deklaroi dje se “5 nga pikat tona të programit- ku futet dhe 25 mijë dollarëshi për çiftet e reja që lindin fëmijë- janë të panegociueshme”.

Do të thotë, se PD do të detyrohet të pranojë një qeveri me LSI-në, edhe pse paraprakisht e sheh të pamundur këtë shifër.

Por realisht çfarë ndodh paraprakisht? Le ta zëmë e PD e LSI marrin shumicën parlamentare në prill, e në qershor, do të duhet të formojnë Qeverinë.

Nga dhjetori do të hartojnë buxhetin e ri, pasi deri atëherë do të punojnë me atë të miratuar në Kuvend nga Qeveria e PS-së.

Do ta marrin Qeverinë në kulmin e emergjencës Covid, ku vaksina, pra blerja e saj do të marrë pjesën e luanit të buxhetit të shtetit, e sipas gjasave, nuk nuk do të ketë paratë në buxhet.

Do të heqin siç kanë thënë PPP-të e sterilizimit, dializës, se ajo e ‘check-up’ është hequr.

Nëse bëhet kjo, atëherë do të duhet të rrisin buxhetin për një strukturë shtetërore që do të bëjë sterilizimin dhe dializën.

Ja u bë, dhe teprojnë pak; do të shkojnë për vaksinën. Ah, ja u hoq taksa e qarkullimit, karburanti edhe mund të ulet, edhe mundet, se kjo s’ndodh aq kollaj, pasi ata që e kanë blerë me shumicë në depozitat e Porto Romanos kanë paguar edhe taksën e qarkullimit. Ulja mund të nisë nga 2022.

Po të ardhurat në buxhet nga taksa e sheshtë. Edhe kjo mund të ndjehet nga fundi i vitit të ardhshëm, ose në 2023.

E paratë për çiftet që bëjnë fëmijë? Pagesa e interesave të kredive?

Kur PD erdhi në pushtet në 2005, taksën e sheshtë e nisi në fund të 2007 dhe efekti erdhi në 2008, ku natyrisht kishte një rritje të pagesës së taksave falë ndërtimit, e nga kjo politikë u dëmtuan bizneset e vogla.

Në 2007 u mbyllën pjesa më e madhe e dyqaneve të mishit apo të marketeve edhe si pasojë e hapjes së qendrave të mëdha tregtare, që sollën vërtet më shumë lek në shtet, por prodhuan më shumë papunësi.

Po lekët, lekët që qeveria do t’u japë familjeve ku do të vijnë? I vetmi rast ku qeveria në Shqipëri ka shpërndarë lekë, dhe pse me pikatore, ka qenë pandemia.

Të gjitha rastet e tjera kanë qenë ndihmë ekonomike.

Megjithatë, LSI hyn në fushatë me një kartë më shumë se PD-ja, pra jep më shumë nga buxheti për njerëzit për familjet. PD-ja si parti e madhe tregohet më dorështrënguar.

Po pse PD nuk e bën këtë llogari duke e krahasuar me buxhetin e shtetit në shifrën vjetore; sa janë të ardhurat e sa janë shpenzimet?

Nejse ky është vërtet problem sesi palët do të merren me faktin, nëse marrin pushtetin.

Por sot ne flasim kur ata nuk e kanë. E kur bëhet fjalë me një formacion të madh si PS-ja, që ka një program, dhe dy ose më shumë, nga opozita se ka edhe parti të tjera që kanë qëndrime të ndryshme, për çështje të caktuara.

Pra nuk ka një program të një opozitës, por kemi dy opozita me programe të ndryshme.

Logjikisht kjo nuk përbën dramë pasi ndodh përgjithësisht në çdo vend, ku forca të ndryshme dalin para zgjedhësve me programet e tyre, duke i orientuar paraprakisht se kush do të jenë aleancat qeveritare.

LSI e ka bërë të qartë se si kryeministër njeh Lulzim Bashën.

Por a mundet një kryeministër që të hyjë në aleancë me një forcë politike, kur kanë qëndrime të ndryshme?

Edhe ndodh, por paraprakisht Basha duhet të thotë se çdo bëjë me “planin e panegociueshëm” të LSI-së./ Gazeta "Shqip" 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fran Uci: 01/02/2021 18:15

    Basha kryeminister? Kur te behet gomari im frat( prift)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje