Kryemadhi: Ka përgjime të tjera
Çfarë na solli qetësia e Metës?

Kryemadhi: Ka përgjime të tjera<br />Çfarë na solli qetësia e Metës?<br /><br>
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në studion e Report Tv akuzoi sërish Ilir Metën për kohën e qeverisjes me PS, referuar situatës së kanabisit dhe gjendjes që ndodhet sot Shqipëria. “Sot ku jemi, qetësia dhe dashuria e Ilir Metës ja ku na solli, ca na solli?” deklaroi ajo.

Por çfarë i ka thënë Meta, Kryemadhit pas akuzave se është po aq fajtor sa Rama për kanabizimin? “Do të dëshiroja që të ishe në vendin tim në kohën që është qeverisur me PS, pasi presioni që ushtrohej për reformën në drejtësi bëri që Meta të toleronte këtë situatë”.

E ndërsa akuzoi direkt Ramën për trafikun e drogës, ajo tha se ka përgjime të tjera për ministra, ndërsa kërkoi nga Tahiri që të lerë mandatin dhe të vendoset para drejtësisë.

Ka akoma përgjime të reja dhe nuk kanë dalë. Janë edhe shumë të tjerë të përfshirë në nivel ministrash, oligarkësh dhe familjarësh. Situata ku jetojmë sot është shumë e rrezikshme. Shqipëria është në vendin e parë në një raport të fundit për përdorimin e kokainës. Edhe vetë Tahiri do të kërkojë që të dalë përballë drejtësisë, cdo zvarritje i shton peshën. Ai është një nga të përdorurit.  Vetë zoti Tahiri duhet të lerë vetë mandatin” 

Intervista e Monika Kryemadhit ne Report Tv
Tahiri ka qenë ndër ministrat që e keni sulmuar?
Po është e vërtetë..

Kishit fakte?
Ne kemi një problem të madh, u krijojmë njerëzve precepsion të paguar. Ne e hoqëm vëmendjen nga krimi dhe droga dhe e fokusuam të gjërat e tjera dhe lamë të lulëzonte një gjë e tmerrshme, që krijuan. Ne e kemi denoncuar herë pas herë. Në Dibër u lanë parcelat e hashashit, më tej filloi blerja e votës me paratë e krimit. U futën në ekonomi dhe të shpërndaheshin në xhepat e shqiptarëve dhe më pas filluan kërcënimet.

Ju e konsumuat mandatin me PS. Cila është përgjegjësia që mbani ju?
LSI nuk duhet të lejonte Ramën që të kishte dominancë të drejtpërdrejtë në Ministrinë e Brendshme

Por ju cuat një zv/ ministër?
Zv/ministri është një rrogë dhe jo një pozicion politik. Marrëveshja e Metës me Ramën pati probleme, por për këtë duhet të flasin ata.

Mund të na i thoni?
Është inekzistene përballë asaj që po ndodh. Reforma në drejtësi ishte ajo që kushtëzoi bashkëjetesën  më PS. LSI nuk ka qenë kundër reformës në drejtësi, e kishte thënë fjalën në SHBA. Me ndihmën e SHBA u miratua reforma.

Ju donit ta rrëzonit që në 2016 qeverinë?
PS bëri investim te të huajt për të krijuar idenë që LSI ishte kundër reformës dhe këtë e bënte që të hiqej vëmendja nga krimi në polici.

Nëse nuk do të kishte qenë reforma ju do e kishit rrëzuar qeverinë në 2016?
Po! Patjetër. Ka pasur edhe një debat mes Kokës dhe Ramës në mbledhjen e qeverisë për kanabisin. Asnjë gjë nuk ka qenë politike. Në të gjitha akuzat e LSI nuk ka prapaskenë politike. Sot ku jemi, qetësia dhe dashuria e Ilir Metës ja ku na solli, ca na solli?

LSI sulmin e kishte ndaj Tahirit, pse?
Këtu nuk është cështja nëse arrestohet apo jo Tahiri.

Janë dy akuzat ndaj Tahirit?
Nuk është problemi Tahiri, ai mbaroi. Ishte një nga pagatorët e Ramës, që e përdori për të pasur ndërmjetësues të tij me bandat më pas kur filloi të cenohej imazhi e hoqi nga posti dhe këtë nuk ia kërkoi Meta. Ka akoma përgjime të reja dhe nuk kanë dalë. Janë edhe shumë të tjerë të përfshirë në nivel ministrash, oligarkësh dhe familjarësh. Situata ku jetojmë sot është shumë e rrezikshme. Shqipëria është në vendin e parë në një raport të fundit për përdorimin e kokainës.

Ne po flasim vetëm për kanabis?
Kanabisi është vetëm i 2013, kemi kaluar në drogëra më të forta dhe trafik armësh. Problemi është që nuk konsumon kokainë mamaja ime dhe unë, pasi ne jemi brez i vjetër. Po e konsumon brezi i ri, që do të hyjë në këtë rrugë dhe nuk do të dalë më. Janë përdorur të infiltruar në trafikun e kokainës. Punojnë në trafik dhe shpërblehen në kokainë. Është kthyer në klering në momentin që do të shkëputet o do të vrasë ose do të vjedhë.

Si do të votojë LSI për Tahirin?
Edhe vetë Tahiri do të kërkojë që të dalë përballë drejtësisë, cdo zvarritje i shton peshën. Ai është një nga të përdorurit. Zoti Tahiri duhet të lerë vetë mandatin.

Ju personalisht ju besoni këtyre akuzave?
Po ju besoj, Saimiri është një peshk i vogël, peshku i madh është Edi Rama. Saimir Tahiri në momentin e kanë flakur, e morën dhe e përdorën në fushat, sepse me duhet të nxjerrë këto deputetit. E flaki pasi nuk i duhej më, e ka shtrydhur, është njëlloj si një limon që mund të përdorësh dhe zhabën mund ta përdorësh dhe për ëmbëlsirë. Edi Rama është truri, iniciatori i gjithë kësaj

A i trembeni një lloj Feetback-u nga Tahiri?
Nuk ka asnjë lloj. Nëse Meta do të kishte një fije floku për ta cënuar...

Por tha nuk keni parë gjë akoma...
E ka për Edi Ramën.

Po për Ramën mund të thotë dicka Tahiri?
Cështja Doshi u sajua nga Tahiri dhe Rama dhe më pas e lanë në mes të rrugës, pasi e përdorën. Në këtë kohë mbillej kanabisi. Pastaj cështjen DIA, ku Gjiknuri manipuloi raportin. Nëse nuk do të bëhet vettingu i politikës për të parë gjithçka si jetojnë dhe funksionojnë... 

Cfarë do të thotë qeveri anti-mafia?
Do të thotë që hiq mafien, që sot e ke në qeveri, Edi Rama

Si do ta rrëzoni Ramën?
Protestat i bën populli, dje kemi pasur takimin e parë, bashkërenduam me Bashën për situatën ku ndodhet vendi. Kemi filluar rakordim për qëndrimet e tjera. Do të ngremë grupet e punës.

Këtë lojën e fotove të dy palët e morën me sportivitet?
Të dy grupet që janë vrarë në Lushnje kanë punuar për PS.

Edhe për ju ka akuza?
Me jep një grup. Taulant Balla ka bërë 300 denoncime në Elbasan për LSI, por janë pleq dhe fëmijë me vjen edhe për të qarë edhe për të qeshur. Rama është përdorues droge. Nuk më takon të flas se kam tre fëmijë dhe lutem cdo ditë që fëmijët ta gjejnë energjinë te vlera dhe puna, por disa e gjejnë te droga. Nuk qeverisëm më me Ramën, pasi iku shumë larg me përdorimin....

Duken si sulme personale...
Ai tha në Kuvend që nuk jam përdorues dhe kur e mohoi, hajde të vendosim testin, e kërkoi vetë, por  për mua është muhabet tavoline. Fronti me PD do të vijë duke u zgjeruar.

LSI është ndarë përfundimisht me Ramën?
Asnjëherë gjërat nuk i shikoj personalisht. Jam ndarë me krimin, Edi Rama është përfaqësues i tyre. Nëse LSI do të bënte një gjë të tillë unë iki në shtëpi.

Metën e keni kritikuar për situatën e drogës, kjo është kritika e vetme?
Unë shquhem nga njerëzit që ka votuar më shumë kundër vendimeve të grupit edhe pse për shkak të shumë gjërave, si për ligjin e plehrave që kam qenë kundër, apo arsimit të lartë. Kam shumë kontradikta me Metën për punën, jemi tipa të ndryshëm me Metën. Ndoshta intuita e nënës dhe gruas e bën që një grua të jetë më radikale. Burrat janë më avangartë, kemi pasur goxha debat për politikën dhe situatën e drogës. Dje ai ka qenë në një lokal kur isha te Top Story, socialistët me thoshin po me Metën ca patët? Ai nuk duhet të lejonte Ramën që të vinte këtu...

Po Meta cfarë iu tha?
Do të dëshiroja që të ishe në vendin tim në kohën që është qeverisur me PS, pasi presioni që ushtrohej për reformën në drejtësi bëri që Meta të toleronte këtë situatë. 

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie