Kryemadhi: Ligji për Maturën
gabim!Nikolla: Po e bën për vota

Kryemadhi: Ligji për Maturën<br />gabim!Nikolla: Po e bën për vota
Pas përplasjeve për punën e policisë në raport me kultivimin e kanabisit, duket se edhe reforma në Arsimin e Lartë ka shkaktuar kontestime brenda koalicionit qeveritar. 

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi dhe ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, kanë replikuar në distancë gjatë ditës së sotme. 

Ishte Kryemadhi e cila e ka quajtur gabim votën e dhënë për të miratuar reformën në Arsim e cila rezultoi dështim sipas saj. Kjo për hatër të kompromiseve të koalicionit. 
 
Deklaratën deputetja e LSI e bëri në Lezhë në një takim me maturantët e qytetit.
 
Kryemadhi garantoi se deputetet e rinj që do të dalin pas zgjedhjeve nuk do të pranojnë më kompromise të tilla në dëm të qytetarëve.
 
Nga ana tjetër në takimin ku ishin dhe të rinjtë e LRI-së, zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj u shpreh se ky dikaster po punon fort që gabimet e një viti më parë të mos përsëriten më maturën e sivjetshme shtetërore.
 
“Ndihem e zhgënjyer qoftë edhe nga angazhimi edhe i yni si deputetë të Parlamentit Shqiptar që kemi bërë kompromise ndonjëherë edhe për hir të koalicionit që kemi pranuar ligje si ai i Maturës Shtetërore.

Ligji ka cenuar jo vetëm dinjitetin e nxënëseve me nota shumë të mira që s’iu dha e drejta të studiojnë, mbi të gjitha është cenuar sistemi arsimor në Shqipëri. Unë uroj që Matura Shtetërore e këtij viti ajo që presim të jetë sepse po cenove ëndrrat e të rinjve ke cenuar shpresat dhe ëndrrat e një vendi.

Shpresoj që Grupi Parlamentar i ardhshëm i LSI të jetë nga shumë vajza të reja të LRI që mos ta lejojnë më që gabimin që bëri Grupi Parlamentar i LSI që dha votën e  Ligjit të Arsimit të Lartë të mos pranojnë më kompromise politike qoftë edhe me urdhër të kryetarit të partisë. Kompromis politik të behët vetëm në funksion dhe në shërbim të gjeneratave të reja”,
tha Kryemadhi. 

Lindita Nikolla: Mos ceno këtë arritje për vota
Pas kritikave të Monika Kryemadhit ka ardhur edhe reagimi i ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. 

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Nikolla shprehet se është habitur jo pak për prononcimin e deputetes së LSI kundër reformës në Maturën Shtetërore. 

Teksa argumenton disa prej arritjeve të reformës në Arsim, Nikolla i kërkon Kryemadhit të mos cenojë suksesin e reformës për disa vota më shumë në prag të zgjedhjeve të 18 qershorit. 

Reagimi i Lindita Nikollës:
Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!

E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit. 

Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive. 

Miqësisht, 

Lindita
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0