Kryemadhi: Rama krijoi kriza njëra pas tjetrës! Veliaj po tenton të blejë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me votues për herë të parë në Kavajë, ku ka vijuar të hedhë akuza ndaj qeverisë, të cilën e akuzon për largimin e popullsisë nga vendi. Ndër akuzat e Kryemadhit, ishin se sipas saj Rama ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka krijuar kriza njëra pas tjetrës.

Gjatë bashkëbisedimit ajo ka akuzuar njerëz pranë bashkisë së Tiranës, të cilët sipas saj po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI. Sipas Kryemadhit kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka tentuar të blejë edhe ish-deputeten Silva Caka.

“Çdo ditë duhet të punojmë me një shok me një mik për ti motivuar votuesit për herë të parë që janë element të jashtëzakonshëm sepse strategjia që po përdoret është për ti larguar të rinjtë nga Shqipëria.

Apsurditeti që shikoj te kryeministri në ikje është se thotë duroni ju se skemi ça bëni kush nuk duron le të iki nga Shqipëria. S’është vendi i Ramës i Monikës as i Lulit është i shqiptarëve. Përveçse gjen guximin ka varfëruar shqiptarët ka rritur taksat ka krijuar kriza njëra pas tjetrës tanimë merr guxhimin dhe thotë duroni kush do durojë pjesa tjetër të ikë”, thotë ajo.

Ndërkaq gjatë takimit u ka bërë apel votuesve për herë të parë që të qëndrojnë në vend, të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe të kapen pas aspekteve pozitive që ka vendi jonë si pozicioni gjeografik.

“Në rradhë të parë nuk duhet ta lejoni ju pastaj prindërit tuja. Partitë bëjnë programet e tyre që evidentojnë problemet e institucioneve por sot është çështja e shpopullimit.

Ne duhet të krijojmë hapësira pafundësisht. Sot është dita më e ftohtë e dimrit dhe ke qejf të dalësh për detin diellin, janë disa elementë që duhet ti kthejmë në pozitivitet dhe avantazh”, vijon ajo.

Më tej Kryemadhi tha se një nga pikat kyçe që kanë është arsimimi.

“Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme përsa i përket punësimit të mirëpaguar”, tha më tej kryetarja e LSI.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:33
Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI, më qesharakja oferta për Silva Cakën (VIDEO)

Në një takim me votues për herë të parë, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka akuzuar njerëz pranë bashkisë së Tiranës, se sipas saj po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI.

Sipas Kryemadhit kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka tentuar të blejë ish-deputeten Silva Caka.

“Dje kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barcaleta tashmë sepse ju janë turrur të gjithë njerëzve që janë protagonistë apo individë të LSI apo LRI dëgjojmë dhe qeshim nga ana tjetër e telefonit sesi drejtorë të bashkisë marrin dhe ju premtojnë vende punë anëtarëve të LSI për ti futur në Bashkinë e Tiranës. 

Ose më qesharakja është sesi Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI , dmth janë këto janë banalitete që gjejnë vemje politike të cilat faktikisht Shqipëria për hir të së vërtetës e ka këtë defekt. Dhe gjithmonë duhet rigjenerimi, rifreskimi i klasës  politike për të sjellë njerëz të rinj, figura të reja dhe çdo konsumim politik që vjen të cilët faktikisht i kanë dhënë kosto politike  grupeve të caktuara politike apo njerëzve të caktuar. Kjo është demokracia”, tha ajo.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatmir lepetyra: 17/01/2021 19:32

    Llaf nga brenda.Po behet nje super ofert per nje dorrac te LSI te Vlores te iki te PS do ta bejn drejtor te komunales te laj mutrat e PS

    Përgjigju
  • CUBI: 17/01/2021 18:35

    Sic ke emrin leshi ijes ,per lesh po iken.

    Përgjigju
  • robi: 17/01/2021 15:28

    Amoni o njerez a i jepet vote Floida shpifarakes se leshelis qe nxit naziskinet lrista te thyejne xhamat e fakultetit dhe te bllokojne mesimin dhe qarkullimin ne rruge. Ne ferr Nafije leshitlikes bashke me lristat e haremit te Jales

    Përgjigju
  • Huni gjate: 17/01/2021 13:46

    O lavire Monik jeni mall i skaduar nuk u blen njeri se nuk vleni as 5 grosh rrini stok beni sevap per nonje miush...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja