Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet

Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

1713538646_meta2.jpg

Para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka përcjellë me një mesazh një rrjete sociale drejtuar Ilir Metës lidhur me përplasjet brenda partisë. Ajo shkruan se "meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik".

Sipas Kryemadhit “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”. Nisur nga reagimi i Kryemadhit në këtë mbledhje pritet që të ketë përjashtime të tjera, në kuadër të "Rithemelimit" të partisë që ka nisur vetë Meta.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo”, shkruan Kryemadhi.

Krahas shpërthimeve me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë kreu i PL-së ka folur edhe për revolucion kundër "xhimkave" në parti dhe atyre që sipas tij e kanë "tradhtuar". "Kurbani" i parë i kësaj fushate spastrimi të Metës brenda partisë ka qenë nënëkryetari i partisë Endrit Braimllari i cili dha dorëheqjen me argumentin se gjendet në kushtet e pamundësisë për të kryer detyrën për shkak të faktorëve të brendshëm.


Lajmi kryesor:

Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë