Kryemadhi përballet me Metën: Jo koka të prera e përjashtime! Kreu i PL-së gjen 'armikun': Ose unë, ose Mona! Partia, jo biznes familjar

Monika Kryemadhi i bëri të qartë Ilir Metës se jo vetëm nuk do të tërhiqet nga partia, por madje është e gatshme për një përballje kokë më kokë me të.

“Ja ku jam” i tha ajo bashkëshortit të saj, përforcuar edhe nga një mbishkrim të stampuar në bluzë, si për t’i treguar se është tërësisht e hapur për një sfidë.

E ndjerë nën shënjestër nga Ilir Meta me luftën që ky i fundit ka vendosur t’i shpallë nepotizmit brenda Partisë së Lirisë, Kryemadhi i kujtoi se duhet t’i njohë kontributin në parti dhe jo të rendë pas servilizmit.

‘Çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë dhe kontribute. Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi.PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë... Ka nevojë për një program të ri që i jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që i presin kokën njëra tjetrës.’- tha Kryemadhi.

Megjithatë, për Ilir Metën vendimi duket se është i pakthyeshëm. Në kryesinë e partisë që dikur e drejtuan të dy, tashmë ka vend vetëm për një.

‘Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin. Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të jetë më family biznes. Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim.’- tha Meta.

Por Kryemadhi i njohu vetes edhe gabimet, që për Ilir Metën duket se janë të pafalshme.

‘Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashe se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm.’- tha Kryemadhi.

‘Të gjithë kanë përgjegjësi, përveç Erisa Xhixhos. Nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, ne politikë është viktimë e ndonjë palaçoje që quhet Lulzim Basha.’- tha Meta.

Megjithëse për partinë përplasjet i kanë të mëdha, kur vjen puna tek SPAK, Çifti Meta-Kryemadhi nuk ndryshojnë shumë në qëndrime. Të dy sulmuan drejtësinë e re.

‘Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu.’- tha Meta.

‘Distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg?! Nuk me rruhet fare as për burg as për SPAK!’- tha Kryemadhi.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues u shqyrtua plani i detajuar me 5 pika dhe draft statuti i ri, i cili pritet të votohet më 27 prill nga Konventa e Partisë së Lirisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:25
Meta mesazh SPAK: Do jem gjithmonë këtu! Sekuestro shtëpi e vila! PL-në ta harrojë, i ndodh ajo që të jetë shembull në botë

Nga mbledhja e komitetit drejtues të PL-së, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Prokurorinë e Posaçme (SPAK). 

“Për SPAK tarallakun se mos i ka ngelur hatri njeriu kam këtë mesazh. Ilir Meta është këtu e do jetë gjithmonë këtu. Edhe në 92 kur më thërrisnin cdo javë për të ikur, që mos arrestohesha  përgjigja ishte ja ku jam, bëjeni detyrën dhe madhëria ju falënderon. Më thirri mua një prokuror më erdhi fletëthirrja. Edhe e kishte lënë derën hapur ai Lona. Edhe tha sekretarja hyni. Ai si figurë e madhe pas ishte dritarja edhe bënte sikur nuk kuptonte me poza ke parasysh ti, prokuror i jashtëzakonshëm...

Florinjtë e Ilir Metës, e ka thënë Tedi. Ku janë Tedi florinjtë?  SPAKU torollaku te hetojë këtë të dojë, Metën e cilin të doje. SPAKU torollaku duhet të kuptojë që nuk mund të përdore njerëz të dobët, në PL, të cilëve mund tu ketë sekuestruar celularë, letra e ku di unë dhe ti përdore ata kundër PL dhe kundër Ilir Metës."

Pavarësisht reagimeve të forta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian që dolën hapur në krah të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë, përballë akuzave që vinin prej tij, Meta as sot nuk i kurseu sulmet. 

"Shtëpi e vila të shkojnë t'i sekuestrojnë të gjitha. S’ka problem, po ta shoh situatën keq do ve një krevat të shtëpia e nënë Selvisë, plus që kemi selinë. Ose te Partia e Lirisë. Por Partinë e Lirisë, që do sjellë lirinë e Shqipërisë ta harrojë SPAKU torollaku që mund ta sjellë vërdallë. Sepse i ndodh ajo gjë që bëhet shembull në gjithë botën. Ishte një prokurore në Maqedoninë e Veriut, që luftonte korrupsionin, ku shkoi zonja?  Italia kishte Di Pietron, ku përfundoi? Një ministër. E dini ça ishte Di Pietro, hajdutë tenderash... Siç i përdorte Nano disa hajde ti biem Metës... Ne jemi për reformën në drejtësi që arreston Edi Ramën. Atë e ka paralajmëruar drejtori i prokurimeve”, tha Meta.

Ora 19:58
Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

 

Në fjalën e tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar kreu i PL-së Ilir Meta u shpreh i bindur se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Sipas tij, do jetë vota që do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

“Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL.

Ora 19:56
Meta: Jemi në luftë me një regjim mafioz! Presidenti i PL-së mund ta mbledhë konventë edhe në mesnatë

 

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë tha se presidenti i PL-së duhet të ketë të drejtën që të mbledhë partinë në çdo, orë pasi janë përballë një regjimi mafioz.

‘Jemi në luftë me një regjim mafioz. Presidenti i Partisë së Lirisë duhet të ketë të drejtë në çdo orë të thërrasë konventën. Ça janë këto burokraci. Ky është një regjim mafioz të cilin do ta mundim me një reagim shumë dinamik. Kam dëgjuar këtu ‘keni hall me Monën’. Monën këtu e kemi është zemra jonë. Mona është deputete. Nuk është problem i Monës, por problemi është ia tyre që përdornin lidhjen e Monës me Metën. Këto liri nepotike nuk mund të shërbejnë si alibi. Të gjithë ata që kanë hallin e Monës, Monën e kemi yll bote.’- tha Monika.

Ora 19:43
Meta sulmon Kryemadhin: Mos bëj viktimën! Përplas tavolinën disa herë: Vetëm Erisa Xhixho, s'ka faj! Dikur e bëra ministre, sot nuk vjen në mbledhje, pse nuk erdhi shoqja jote?

Mbledhja e sotme e KDK e Partisë së Lirisë është shndërruar një luftë akuzash mes dy bashkëshortëve Meta-Kryemadhi.

Kryetari i Partisë së Lirisë bëri me faj Monika Kryemadhin se ka atrofozizuar nga nepotizmi LRI-në e jo vetëm. Tregon dhe për Klajda Gjoshën, e cila u bë ministre, ndonëse nuk ia përmend emrin. Përplas tavolinën me dorë.

"Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mindur një shoqen tonë që e bëmë minister të ishte prezente në mbledhjen e kaluar të Komitetit Drejtues Kombëtarë. Ajo ka qenë e rregullt e unë kurrë nuk ia kisha kërkuar. Për herë të parë e mora në telefon dhe e falenderova dhe i kërkoi që të ishte prezente.

Kishte përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së komitetit drejtues kombëtar. Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara të skuqet, sepse i kanë thënë si do të shkosh atje. Ty s’të bëri Ilir Meta, të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne. Prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që nuk i kishte vajtur mendja kurrë që do të bëhet ministre. Djegia e mandative ishte krim, përveç Erisa Xhixhos, e cila nuk ka asnjë përgjegjësi. Se po të kishte pasur përgjegjësi nuk do të ishte kandidate për zv/presidente e Ilir Metës. Të gjithë të tjerët u justifukuan me idenë se nuk dërguan një mesazh tek Ilir Meta, si president që kishte dalë kundër djegies së mandateve, me idenë: Burrë e grua, grua e burrë. E pra nepotizmi.

E nepotizmi është akoma që mendojnë që kjo ëshjë lojë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me Kushtetutën ka bërë ndonjëherë?

Ilir Meta lojë me pluralizmin politik ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Ilir Meta lojë me interesin kombëtar ka bërë ndonjëherë (Përplas tavolinën)

Lojra patjetër do të bëjë Ilir Meta. Pingpongun e qan, 3 pikëshat në basketball qan. Hiking. 

E nëse ndonjë grua ankohet se është viktimë e burrave, në politikë është viktimë e një palaçoje që quhet Lulzim Basha që gënjen edhe për orën.

Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin. Askush nuk ka të drejtë të bëjë viktimën. Ekzekutojmë fenomenin. Nuk mund të jetë më family biznes.

Ora 19:42
'Nuk më rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun', Meta: E përshëndes fjalimin e Monikës përveç fjalës së fundit

 

Në fund të fjalës së saj të mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun. Por menjëherë pas saj fjalën e mori Meta i cili tha se e përshëndet fjalimin e Kryemadhit përveç fjalisë së fundit.

“E përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës që bie në kundërshtim me Kodin e Etikës që nuk është miratuar ende. Po habitem me ata që nuk e kuptojnë çfarë është nepotizmi.

Ora 19:40
Meta grushte foltores: Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit

Me tone të ashpra kreu i PL-së Ilir Meta këmbënguli në atë që ka artikuluar ditët e fundit se ka nepotizëm në Partinë e Lirisë. Teksa mbante fjalën në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar tha se më 27 prill do të ekzekutojnë nepotizimin. Si për të treguar vendosshmërinë e tij përpara bashkëpunëtorëve Meta i binte me grusht herë pas here foltores.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin, jo njerëzit, askënd. Askush s’ka të drejtë të bëjë viktimën. Ne ekzekutojmë fenomenin.  Ne këtu kemi shumë raste të nepotizmit në Lezhë zoti Viktor që të thashë 10 herë”, tha Meta.

Ora 19:34
'Emëron në parti të gjithë skraparllinjtë', Kryemadhi flet në mbledhjen e PL-së, Meta shkrihet së qeshuri

 

Teksa Monika Kryemadhi fliste në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së për nepotizmin në partitë politike, Ilir Meta është shkrirë së qeshuri.

E ndërsa statusi i ri përjashton atë nga pozicionet drejtuese të partisë, ajo pyet nëse krahinalizmi do të merret për bazë, pasi sipas saj Meta propozon vazhdimisht skraparllinj.

‘Në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni. Jam kurioze të di si do të ndodhë me krahinzimin. A do ta propozojë Ilir Meta Silva Cakën apo një skraparlli tjetër. A do ta propozojë Ilir Meta një skraparlli tjetër.’- tha Kryemadhi. (Meta qesh më të madhe).

Ora 19:28
Kryemadhi: Jam fajtore për djegien e mandateve! Më kërkohet ‘vrasja politike’ e Bashës, por s’e konsideroj

1713547734_kryemadhi.jpg

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, tha se ajo është përgjegjëse për djegien e mandateve në 2019, ndërsa shtoi se besonte në opozitarizëm.

'Unë dua tu falënderoj për suportin tuaj. Nuk më falënderuat as me një status. Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashe se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm. Në një parti politike nepotzimi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni.'- tha Kryemadhi.

Ora 19:27
Meta hap google, i shpjegon Monikës ‘nepotizmin’: Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar

 

Vijon përplasja mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit edhe në mbledhjen e komitetit drejtues të PL. Kryemadhi i kërkoi një shpjegim për fjalën nepotizëm që Meta ka përdorur ditët e fundit, ndërsa ky i fundit ka hapur google duke i cituar se se partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar.

“Shikoj një moskuptim të qartë se çfarë është nepotizmi. Kjo më habit për njerëz që kanë përvojë politike. Partitë politike nuk mund të jenë biznes familjar. Që do të thotë që nuk duhen bërë partitë si instrumenta biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Metës dhe familje të tjera që e kemi këtë problem nepotizmi.”

Ora 19:21
Kryemadhi-Metës: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka çfarë koke të presë! Detyra e një anëtari, jo të vijë me 'Piaggio' e të largohet me 'Range'

 

Në përgjigje të Ilir Metës që flet për tradhtarë, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Monika Kryemadhi tha se Partisa e Lirisë nuk ka çfarë kokash të presë.

“Tradhtarët në krye të PL, mes të cilëve dhe unë i ka mbyllur derën shumë prej jush. Prioritet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë dhe krijimi i hapësirave të reja dhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. Edhe Monika bën gabime sepse nuk është e pagabueshme.

PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë... Ka nevojë për një program të ri që i jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që i presin kokën njëra tjetrës. Detyra jonë nuk është që të presim radhën duke eliminuar shokët... Detyra e PL është që morali dhe sfidat e të gjithë anëtarëve të PL është integrimi Europian. Detyra jonë është të forcojmë familjen, jo ta shkatërrojmë atë.  Detyra jonë nuk është të vi me Piaggio dhe të largohet me Range Rover. Sot me qindra dhe mijëra djem dhe vajza të LSI që sot e adhurojnë lëvizjen në fakt kanë dhimbje, ka dhimbje kur shikojnë sesi shkërmoqet imazhi i Metës. Kryetari i partisë nuk është administrator godine.

Votat nuk bëhen as me like e as me share por duke zgjidhur hallet. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për hapje. Djegia e mandateve, unë jam fajtorja, siç janë të gjithë të tjerët. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, sepse besuam në opozitarizëm. Sa i përket nepotizmi dua t’ju them, në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Në partinë tonë vlera dhe baza është tek familja. Një parti e fortë si institucion është me e fortë se një parti individi."

Ora 19:14
'Distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg?' Kryemadhi: S’më rruhet fare për SPAK-un

Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur, teksa është shprehur se nuk i rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-n.

Teksa shtohet zërat për arrestime, Monika Kryemadhi ashtu si Meta sulmoi SPAK-un.

‘Distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg?! Nuk me rruhet fare as për burg as për SPAK.... Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, tha Kryemadhi.

SPAK po kryhen një hetim pasuror për Monika Kryemadhin, ndërsa pak ditë më parë mori në pyetje dhe mamanë e saj për pasurinë.

Ora 19:10
Kryemadhi përplaset me Metën: S’ka nepotizëm në parti politike! Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

 

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me nepotizimin në parti.

‘Të vendoset pikë staturore që buxheti i fushatave elektorale të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate që do të jenë kandidate në këshillin kombëtar.

Po dëgjojmë vetëm nepotizëm prej 2 javësh. Do tu isha mirënjohëse të më përcaktonin se çdo të thotë fjala nepotizmi në partinë politike. Parti politike do të thotë bashkim kombëtar dhe nuk ka asnjë fjalë në ligjin për partitë politike për nepotizëm. Personat që e kanë hartuar të më argumentojnë fjalën nepotizëm. Në një parti politike rëndësia më e madhe është meritokracia.

Duke pasur parasysh se çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë dhe kontribute. Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi. Në një parti politike të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të rinj.’- tha Kryemadhi.

Ora 19:08
Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

 

Me nota kritike e ka nisur fjalën e saj Monika Kryemadhi në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Ajo tha se ndryshimet statutore të partisë janë publikuar vetëm dy orë para mbledhjes.

“Më bëhet qejfi që jemi digjitalizuar si strukturë dua të flas disa gjëra sa i përket ndryshimeve statutore që janë paraqitur dy orë para mbledhjes. Herë tjetër grupi i partisë ti publikojë me orën dhe datën. Jo në minutat e fundit.”

Ora 18:46
FOTO/ Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit në mbledhjen e PL-së

Partia e Lirisë po zhvillon mbledhjen e Komitetit Drejtues, ndërse me interes është parë takimi i Ilir Metës me Monika Kryemadhi si dhe Elona Gurin, kjo e fundit e njohur si numri tre i partisë.

Kryemadhi dhe Guri, janë shfaqur së bashku sot, në mbledhjen e partisë, teksa nuk kanë nguruar as të bëjnë ‘selfie’, të përzemërta së bashku, si për t’i bërë karshillëk Metës, pas përplasjeve dhe akuzave të këtij të fundit për tradhti në parti.

Ora 18:25
‘O paskemi mysafire’ Meta mbërrin në mbledhjen e komitetit Drejtues të PL-së! Përqafon Elona Gurin! Ja veprimi i Kryemadhit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, ku edhe është përqafuar me Elona Gurin, anëtare e kryesisë së PL-së.

‘O paskemi mysafire, paska ardh Lona’- tha Meta teksa përqafoi Elona Gurin, një bashkëpunëtore shumë e afërt e dyshes Meta-Kryemadhi, por që së fundmi përflitej se është përjashtuar nga partia.

'Ne jemi të shtëpisë!' iu përgjigj Elona Guri.

Po ashtu Meta është takuar edhe me Kryemadhin e cila nuk ka nguruar që t’i tregojë bluzën ku shkruhej ‘Ja ku jam’.

Ora 18:10
'Ja ku jam!' Kryemadhi mbërrin në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL-së! Mesazhi i 'fshehur' në bluzë

 

Partia e Lirisë do të mbledhë sot pasdite Komitetin Drejtues Kombëtar pas përplasjeve në parti dhe revolucionit që ka nisur Ilir Meta për të larguar tradhtarët.

Në mbledhje është e pranishme edhe Monika Kryemadhi, e cila siç shihet ka takuar drejtuesen e Marrëdhënieve me Publikun në PL-së, Silva Cakën.

Kryemadhi ka zgjedhur me detaje edhe bluzën në të cilën shkruhet ‘Ja ku jam!’, si një sfidë kundrejt Metës, se ajo nuk largohet lehtë.

Ora 16:56
Përplasjet në PL, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë! Hiq dorë nga bullizimi dhe presionet

1713538646_meta2.jpg

Para mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka përcjellë me një mesazh një rrjete sociale drejtuar Ilir Metës lidhur me përplasjet brenda partisë. Ajo shkruan se "meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik".

Sipas Kryemadhit “çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes”. Nisur nga reagimi i Kryemadhit në këtë mbledhje pritet që të ketë përjashtime të tjera, në kuadër të "Rithemelimit" të partisë që ka nisur vetë Meta.

“Meritokracia, mendimi ndryshe, vlerat e individëve në vite që kanë dhënë ndihmesën, në një parti politike janë jetësore dhe hapja ndaj të resë i bëjnë ato edhe më të domosdoshme për rigjallërimin politik. Sot më shumë se kurrë opozita dhe aq më shumë Partia e Lirisë kanë nevojë për to. Çdo tentativë imponuese përjashtuese apo edhe bullizuese ndaj kujdo që mendon jashtë rreshtit është devijim ndaj mbylljes jo ringritjes. Të rinjtë duhet të mësojnë nga gabimet e të vjetërve jo ti përsërisin ato. Ndryshimi vjen me fakte jo me fjalë. E drejta për tu përmisuar ështe për këdo”, shkruan Kryemadhi.

Krahas shpërthimeve me akuza ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë kreu i PL-së ka folur edhe për revolucion kundër "xhimkave" në parti dhe atyre që sipas tij e kanë "tradhtuar". "Kurbani" i parë i kësaj fushate spastrimi të Metës brenda partisë ka qenë nënëkryetari i partisë Endrit Braimllari i cili dha dorëheqjen me argumentin se gjendet në kushtet e pamundësisë për të kryer detyrën për shkak të faktorëve të brendshëm.

B.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miri: 20/04/2024 15:57

    po qytetari i thjeshte cfare do te mesoje nga sjellja e ish presidentit te shqiperise!

    Përgjigju
  • aliu: 20/04/2024 09:16

    Ça hipokrizie. Ky ben sikur e shan, ajo sikur e degjon dhe nje tufe budallenjsh ne salle qe qeshin e duartrokasin , me demek shyqyr qe u pajtuan. Tamam si hipokrizia e Rames me Veliajn , ky i fundit me 5D dhe hipokrizie e Berishes me Bashen e Bardhin. Estrada ne ekran.

    Përgjigju
  • spajuni: 20/04/2024 08:07

    Ilir meta esht kokrra e hajdutit pak spiun e pak hajdut....ishalla bini ne burg perjete te dy

    Përgjigju
  • Turp: 20/04/2024 00:04

    Sekuestrimi gjithë pasurinë e këtyre pushtve e bushtrash që ende po tallen me kombin shqiptar, abandononi këto parti gangrenë të cilat po çojn vendin në një bordello. Familja Meta jeni kriminela dhe duhet të vareni në mes të sheshit!

    Përgjigju
  • Vuvi: 19/04/2024 22:45

    VRAFSHI NJËRI TJETRIN DHE I FUNDIT VETEN!

    Përgjigju
  • Arioni Vlore: 19/04/2024 22:34

    Rrofte Partia e Liris me Ilir Meten ne krye.Posht spiunat

    Përgjigju
  • goni: 19/04/2024 22:30

    parti me 30 veta,,ptu..parti hajdutesh...rrace e keqe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë