Kryemadhi: Meta fajtor për kriminalitetin, do mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

Kryemadhi: Meta fajtor për kriminalitetin, do mbajë përgjegjësi për veprimet e tij

Për situatën në të cilën ndodhet vendin dhe krimi i organizuar në Shqipëri, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bën përgjegjës edhe bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta. E ftuar në emisionin "Open" të Eni Vasilit, Kryemadhi deklaroi se Meta do të mbaj përgjegjësi për të gjitha veprimet dhe mosveprimet e tij.

"Gabimi më i madh i LSI-së dhe Ilir Metës është marrëveshja me Edi Ramën, si individ sepse Edi Rama dukeh hapur që ishte përfaqësues i Ndragetës në Shqipëri. Mesazhi i Edi Ramës me nënë Feridenë që u fut në burg sepse mbrojti nipat e saj për kanabizim ishte mesazhi më i qartë për të gjithë grupet kriminale shqiptare brenda dhe jashtë, që ky do të ishte avokati mbrojtës dhe përfaqësuesi shpirtëror, financiar dhe politik i grupeve kriminale. Tani jam unë kryetare e partisë, nuk është Ilir Meta që për hir të stabilitetit ka krijuar stabilitet të krimit të organizuar dhe instalim të tyre. Do mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë. Sepse ai me mosveprimin e tij ndaj instalimit të këtij krimi, ka sjellë që shqiptarët janë edhe më të varfër, kanë ikur 500 mijë shqiptar, që s'i bëhet vonë gjë njeriu pse kanë ikur, dhe do të ikin edhe të tjerë akoma edhe më shumë nëse do të vazhdojnë me këtë rrugë. Përgjegjësia politike, jo vetëm e Ilir Metës, por edhe e Sali Berishës me marrëveshjen e 2008, që ka sjellë këtë sistem ku jemi ne sot dhe përgjegjësia e Ilir Metës që besoi verbër dy ambasadorëve që luajtën për të marrë dhe menaxhuar paratë e BE që ishin buxhet për sistemin e drejtësisë shqiptare. Sepse sot paratë e BE që ishin për specialistët shqiptarë të drejtësisë, i marrin disa specialistë të tjerë që nuk e di për ça janë dhe dallaveresh bëjnë me Vettingun e famshëm me 7 standarte", tha ,Kryemadhi.

Sa i përket kërkesave të opozitës për largimin e Ramës, kryetarja e LSI-së u shpreh nuk kërkohet një qeveri mazhorancë opozitë, por një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • VLORA: 26/04/2019 16:06

    Paska qene Homoselsual ky presidenti Meta ca behet keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut

Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut